Qershor 26, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Putin:  Përparimi i NATO-s drejt lindjes shkatërroi formimin e një Evrope të madhe

Presidenti rus fajësoi rritjen e aleancave ushtarake në lindje, duke e cilësuar si shkakun kryesor të rritjes së mosbesimit në Evropë.

Me rastin e 80 vjetorit të pushtimit të Gjermanisë Naziste në ish-Bashkimin Sovjetik, Presidenti rus Vladimir Putin shkroi një artikull për gazetën gjermane Die Site ku foli për perspektivën e një të ardhme të përbashkët (me Evropën), sipas agjencisë IRIB. Tetëdhjetë vjet më parë (më 22 qershor 1941), pasi pushtuan të gjithë Evropën nacional-socialistët gjermanë pushtuan Bashkimin Sovjetik. Putini shtoi: Për kombin sovjetik, ky ishte fillimi i një lufte të madhe për atdheun dhe e  luftës më të përgjakshme në historinë e vendit tonë, e cila mori miliona jetë njerëzit dhe preku jashtëzakonisht shumë ekonominë dhe kulturën. Presidenti i Rusisë deklaroi: Pavarësisht nga marrëveshja e Bashkimit Sovjetik dhe Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 1970 mbi furnizimin afatgjatë të gazit (nga Rusia) si bazë e një ndërvarësie konstruktive, pranimi i vendeve evropiane për anëtarësim në NATO, ka eliminuar të gjitha shpresat për një kontinent pa kufijtë ndarës. Putini më tej vuri në dukje se: Arsyeja kryesore për mosbesimin në rritje dhe të ndërsjellë në Evropë daton që nga fillimi i përparimit të aleancave ushtarake në lindje, kur qeveria Sovjetike ra dakord për hyrjen e Gjermanisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Pas përshkallëzimit të tensioneve midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, sanksionet janë vendosur nga të dy palët kundër njëri-tjetrit.

Tags