Qershor 26, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Merkel: Një Evropë e pavarur duhet të jetë në gjendje të flasë me Putinin

Kancelarja gjermane tha se BE, me sovranitetin e saj, duhet të përfaqësojë interesat e bllokut në një dialog të ngjashëm me atë midis Biden dhe Putin.

Sipas agjencisë IRIB, Angela Merkel të Premten në fund të samitit të BE, pasi u njoftua kundërshtimi ndaj samitit të Moskës, tha se Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin pa pasur një ndjenjë të tillë se po i jepet favor Presidentit të Rusisë; BE, me sovranitetin e saj, duhet gjithashtu të jetë në gjendje të përfaqësojë interesat e BE në një dialog të ngjashëm. "Në vend që të komunikojmë veçmas me vendet, është më mirë të kemi një kanal të përbashkët komunikimi midis të gjitha vendeve anëtare të BE dhe Rusisë, sepse ne duam të shprehim pikëpamjet tona në negociata të drejtpërdrejta" tha Merkel.   Zyrtarët e BE nuk kanë rënë dakord me propozimin e krerëve të Francës dhe Gjermanisë për një samit mes Brukselit zyrtar dhe presidentit Vladimir Putin.    Kundërshtimi evropian erdhi në një kohë kur Polonia dhe shtetet baltike thanë se masa do të dërgonte mesazhin e gabuar në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve. Takimet BE-Rusi përfunduan pasi Krimea u aneksua nga Rusia në Mars 2014 dhe pas kësaj u vendosën sanksionet Evropiane. Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës janë tensionuar që nga viti 2014 në katër akse kryesore atë të zgjerimit të ndikimit ushtarak të NATO-s, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara në afërsi të kufirit të Rusisë me Evropën Lindore, krizën e Ukrainës, Detin Baltik dhe situatën në Siri.

Tags