Korrik 02, 2021 13:44 Europe/Tirane
  • Putin nënshkruan ligjin e ri për rrjetet sociale

Me nënshkrimin e presidentit të Rusisë, ka hyr në fuqi ligji i ri për rrjetet sociale në këtë vend dhe rrjetet sociale janë të detyruar të themelojnë ose të hapin zyra dhe përfaqësi zyrtare, përndryshe do të përballen me gjoba ose me ndalim të reklamave.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, ka nënshkruar një ligj në bazë të të cilit rrjetet sociale të huaja obligohen që të hapin zyra ose përfaqësi zyrtare në Rusi. Kjo është në kohën kur autoritetet e Rusisë po bëjnë përpjekje të kontrollojnë fuqinë e kompanive teknologjike dhe të ulin mbështetjen te ato. Në tekstin e këtij ligji thuhet: “Një rrjet social ose kompani internetive e huaj që vepron në sferën e internetit në Rusi, duhet të hapë zyrë ose përfaqësi juridike ruse në këtë vend”.

Sipas Alexander Khinshtein, kryetari i komitetit për hartimin e politikave të informacionit dhe IT në kuvendin e Dumas së Rusisë, ky ligj përfshinë të gjitha kompanitë e mëdha interetive të cilat kanë të paktën 500 mijë vizitorë për çdo ditë. Kompanitë duhet të hapin një llogari në faqen e internetit të rregullatorit të komunikimit të Rusisë. Kompanitë të cilat e shkelin këtë ligj, do të përballen me gjoba dhe kufizime të reklamave. Rreth 20 kompani të tregtisë elektronike përfshihen në këtë ligj.

Tags