Korrik 09, 2021 20:13 Europe/Tirane
  • Guterres bëri thirrje për t'i dhënë fund shkatërrimit të shtëpive palestineze

Sekretari i Përgjithshëm i KB i bëri thirrje regjimit sionist të ndalojë politikën e tij për shkatërrimin e shtëpive palestineze.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit IRIB; Zëdhënësi i Antonio Guterres Stephen Dujarric në një deklaratë tha se sekretari i përgjithshëm ishte "thellësisht i shqetësuar" për politikën e shkatërrimit të pronës palestineze në rajonin Homsa al-Baqiya të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, që është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Dy ditë më parë, forcat e regjimit okupues për herë të shtatën  herë shkatërruan shtëpitë palestineze në zonën Homsa, në mënyrë që t'i detyronin palestinezët të largoheshin nga zona dhe më pas të konfiskonin shtëpitë e tyre me qëllim që në vend të tyre të ndërtonin koloni. Regjimi sionist po përpiqet të ndryshojë strukturën gjeografike të territoreve palestineze dhe t'u japë atyre një nuancë sioniste duke shkatërruar shtëpitë palestineze dhe duke ndërtuar vendbanime sioniste në tokat e tyre.  Në një rezolutë (Rezoluta 2334), Këshilli i Sigurimit i KB më 23 dhjetor 2016 i bëri thirrje regjimit sionist që të pezullojë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e tij të ndërtimit të kolonive në territoret e okupuara Palestineze. Megjithatë regjimi sionist vazhdon gjithmonë të ndërtojë koloni sioniste pavarësisht nga vullneti i bashkësisë ndërkombëtare, pasi në këtë drejtim ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Tags