Korrik 11, 2021 07:25 Europe/Tirane
  • Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Kinës theksojnë zhvillimin e marrëdhënieve

Zyrtarë të lartë nga Koreja e Veriut dhe Kina theksuan nevojën për të zhvilluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Në një letër drejtuar njëri-tjetrit në përvjetorin e miqësisë së të dy vendeve, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti kinez Xi Jinping bënë thirrje për një konfrontim me armiqtë e huaj dhe për të zhvilluar marrëdhëniet midis dy vendeve, njoftoi Reuters të Dielën. "Pavarësisht nga situata e vështirë dhe e pashembullt ndërkombëtare në vitet e fundit, besimi i ndërsjellë dhe miqësia ushtarake midis Republikës Demokratike Popullore të Koresë dhe Kinës janë forcuar dita-ditës," shkroi Kim në një letër drejtuar Xi. Në përgjigje të letrës, presidenti kinez tha se ai synonte të sillte lumturi për njerëzit e të dy vendeve duke zgjeruar lidhjet me udhëheqësin e Koresë së Veriut. Duhet të theksohet se më 25 qershor 1950, shpërtheu lufta Koreane. Në këtë luftë, Shtetet e Bashkuara hynë në luftë me Korenë e Veriut në mbështetje të Koresë së Jugut.  Në të kundërt, Kina dhe Bashkimi Sovjetik gjithashtu mbështetën Korenë e Veriut. Lufta, e cila zgjati deri në korrik 1953, nuk përfundoi me ndonjë fitore, por ajo hapi rrugën e futjes së trupave amerikane në gadishullin Korean. Shtetet e Bashkuara tani po përpiqen ta sjellin Phenianin në tryezën e negociatave duke rritur presionin me anë të sanksioneve të rënda. Pekini, ndërkohë, është një nga aleatët e paktë të Koresë së Veriut në Azinë Lindore.

Tags