Korrik 15, 2021 15:01 Europe/Tirane
  • Vrasësit e presidentit të Haitit, kanë tentuar të vrasin edhe presidentin e Venezuelës

Një funksionar i lartë i shtetit të Venezuelës ka deklaruar se po ai grup që ka marrë pjesë në atentatin terrorist kundër presidentit të Haitit, ka pasur një plan edhe për vrasjen e presidentit të Venezuelës.  

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Jorge Rodrigueze, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezulës, ka thënë se kompania CTU në Amerikë e cila ka ndjek planin për vrasjen e presidentit të Haitit, më parë ka ndjekur një plan për vrasjen edhe të Nikolas Maduro, presidentit të Venezuelës, në vitin 2018.

Megjithëkëtë thuhet se plani për vrasjen e presidentit të Venezuelës ka dështuar.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës gjithashtu ka akuzuar Ivan Duke Markez, presidentin e Kolumbisë, për lidhje me këtë kompani amerikane dhe për bashkëpunim me komplotistët e këtij atentati terrorist.

Autoritetet e Haitit deri më tani kanë arrestuar disa persona në mesin e tyre edhe tre shtetas amerikanë me akuzë se kanë pas lidhje me sulmin vrasës kundër presidentit të Haitit.

Vlen të theksohet se presidenti i Haitit të mërkurën e javës së kaluar është vrarë gjatë një sulmi të personave të armatosur në shtëpinë e vet ndërsa gruaja e tij është plagosur. Në këtë atentat terrorist ka marrë pjesë një grup i përbërë nga 26 persona. Deri më tani janë arrestuar 17 kolumbianë dhe 3 amerikan në lidhje me vrasjen e presidentit të Haitit ndërsa tre persona të tjerë janë vrarë.

Tags