Korrik 18, 2021 14:55 Europe/Tirane
  • Amerika e humb betejën me Kinën në projektin e ndërtimit të topit elektromagnetik

Forcat detare të Amerikës së fundi kanë deklaruar ndërprerjen e hulumtimeve dhe zhvillimeve për ndërtimin e një topi elektromagnetik luftarak EMRG.

Faqja informative e kanalit Sky News në gjuhën arabe njoftoi se pas 15 vite përpjekje dhe shpenzimin e mbi 500 milionë dollarë, siç duket po shkatërrohet ëndrra e forcave detare të Amerikës pas ndërprerjes së përpjekjeve dhe punës për ndërtimin e një topi elektromagnetik gjigant me kapacitet të goditjes së objektivave të largëta, ndërkohë që Kina e ka kryer me sukses këtë mision.

Sipas një vlerësimi inteligjent të Amerikës të cilin e ka publikuar më parë kanali televiziv CNBC, Kina synon të instalojë versionin sekret të topit elektromagnetik të saj që nga fillimi i vitit 2025 dhe sipas shumë gjasave edhe më shpejtë, në anijet luftarake të forcave të saj detare.

Informacionet e shërbimeve spiunazhe të Amerikës tregojnë se topi kinez i cili shfrytëzon sasi të madhe të energjisë për të krijuar fusha elektromagnetike për t’i dhënë shpejtësi më të madhe gjuajtjeve deri në shpejtësinë supersonike, ka kapacitet të godasë një objektiv në distancë 124 milje me shpejtësi 1.6 milje në sekondë. Kjo shpejtësi është aq e madhe sa që në më pas se një minutë, nga Nju Jorku arrin në Filadelfia.

Në shkurt të vitit 2018, nëpërmjet rrjeteve sociale është publikuar pamja e këtij topi elektromagnetik që tregon se ky top është instaluar në një anije ujore-tokësore të Kinës. Një muaj më pas, një agjencia e lajmeve që i përket ushtrisë së Kinës, ka konfirmuar lajmin se forcat detare të Kinës kanë kryer me sukses testimet detare të këtij topi elektromagnetik të ri.

Tags