Korrik 21, 2021 16:09 Europe/Tirane
  • Australia synon të kthehet në Afganistan

Australia në më pak se një muaj pas largimit nga Afganistani, tani po bënë përpjekje për ridërgimin e forcave ushtarake në këtë vend.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se njëkohësisht me largimin e forcave ushtarake huaja duke përfshirë edhe ato të Amerikës nga Afganistani, nga mesi i korrikut u largua grupi i fundit i forcave ushtarake dhe diplomatëve australianë janë larguar nga Kabuli. Marise Payne, ministrja e punëve të jashtme të Australisë, në lidhje me këtë çështje, ka thënë: “Mungesa e forcave ushtarake australiane në Afganistan është e përkohshme dhe në të ardhmen ne do të kemi prani ushtarake të përhershme”. 

Kjo është në kohën kur forcat ushtarake të Australisë gjatë viteve të pranisë ushtarake në Afganistan kanë kryer krime lufte kundër popullit afgan. Në këtë drejtim inspektori i përgjithshëm i ushtrisë së Australisë në vitin 2020, ka publikuar pas katër viteve raportin e krimeve luftarake të ushtarëve australianë në Afganistan në bazë të të cilit ushtarët australianë që kanë qenë të pranishëm në Afganistan gjatë viteve 2005-2015 në kuadër të koalicioni të drejtuar nga Amerika dhe NATO, kanë vrarë 39 civilë afganë në mesin e tyre edhe disa fëmijë.

Tags