Korrik 22, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Putin dhe Merkel të kënaqur me përfundimin e linjës së tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream-2

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë dhe Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, në një bisedë telefonike, janë shprehur të kënaqur me përfundimin e operacioneve të ndërtimit të linjës së tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream-2.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra për informim e Pallatit të Kremlinit, ditën e mërkurë ka deklaruar: “Vladimir Putin, presidenti i Rusisë në këtë bisedë telefonike me Merkel vuri në dukje respektimin e vazhdueshëm të zotimeve të palës gjermane për zbatimin e projektit të linjës së tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream-2 dhe ka thënë se ky projekt është realizuar për forcimin e sigurisë së energjisë së Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian”.

Kancelarja e Gjermanisë në këtë bisedë telefonike e ka informuar presidentin e Rusisë për rezultatin e bisedimeve të saj me presidentin amerikan Joe Biden në lidhje me situatën rreth projektit të linjës së tubacionit të gazsjellësit Nord Stream-2.

Të dy palët gjithashtu kanë biseduar edhe për mundësinë e vazhdimit të marrëveshjes mes Gazprom të Rusisë dhe kompanisë së naftës dhe gazit të Ukrainës për tranzitin e gazit të Rusisë drejt vendeve evropiane pas vitit 2024.

Nord Stream-2 është projekt i përbashkët mes kompanisë Gazprom të Rusisë dhe pesë kompanive evropiane NG të Francës, UMV të Austrisë, Royal Deuche Shell të Holandës dhe Uniper dhe WInter Shell të Gjermanisë. Kjo linjë e tubacionit të gazsjellësit është e gjatë 1200 kilometër dhe do të transporton 55 miliardë metër kub gaz në vit nga Rusia në Gjermani.

Amerika me pretekst të varësisë së Evropës nga gazi i Rusisë, ka kundërshtuar ashpër këtë projekt dhe deri më tani ka vendosur disa pako sanksionesh në lidhje me projektin e linjës së tubacionit të gazsjellësit Nord Stream-2.

Tags