Korrik 23, 2021 13:43 Europe/Tirane
  • Protesta në Napoli kundër samitit të ministrave të Grupit-20

Me mijëra qytetarë të Italisë kanë protestuar ndaj takimit të ministrave të Grupit-20 në qytetin Napoli.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me mijëra qytetarë italianë ditën e enjte janë mbledhur për të protestuar ndaj takimit të ministrave të vendeve të Grupit-20 në Itali dhe kanë protestuar në rrugët e qytetit Napoli. Samiti për çështje ambientaliste i Grupit-20 zhvillohet në pallatin mbretëror në qendër të qytetit Napoli. Në këto protesta kanë marrë pjesë edhe aktivistët e disa organizatave për mbrojtjen e ambientit.

Një prej protestuesve ka thënë: “Kjo që ne të jem vetëm shikues dhe 20 ministra të pushtojnë Pallatin Mbretëror që është një prej simboleve të këtij qyteti, ngjall irritimin e njerëzve”.

Protestuesit gjithashtu kanë hedhur balona të mbushur me ujë në drejtim të forcave të policisë që mbronin zonën e kuqe të qytetit Napoli.  

Ministrat e 20 vendeve të fuqishme të botës gjatë samitit më 22 dhe 23 korrik në Napoli bisedojnë në lidhje me çështjet përkatëse me ambientin, ndryshimet klimatike dhe energjinë. Shtimi i fatkeqësive natyrore të krijuara si rezultat i ndryshimeve klimatike i ka shtyrë aktivistët e ambientalizmit që të reagojnë në mënyrë serioze dhe të kërkojnë me insistim nga liderët e vendeve të botës të marrin masa serioze në këtë drejtim.

 

Tags