Korrik 25, 2021 17:22 Europe/Tirane
  • Qytetarët italianë protestojnë kundër kufizimeve të pandemisë Korona

Me mijëra qytetarë italianë nëpër qytete të ndryshme të Italisë kanë protestuar kundër kufizimeve qeveritare të vendosura për personat të cilët nuk janë vaksinuar përball virusit Korona.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se me mijëra qytetarë italianë kanë dal nëpër rrugët e qyteteve të Italisë dhe kanë protestuar kundër politikave të qeverisë përball virusit Korona. Rreth 3000 persona janë mbledhur në Romë, rreth 5000 persona janë mbledhur në Torino dhe disa mijëra qytetarë italianë kanë protestuar në më shumë 80 qytete të tjera të Italisë të cilët kanë deklaruar se lëshimi i certifikatës për marrjen e vaksinës për qytetarët është diskriminim. Kjo certifikatë tregon se personi që posedon këtë certifikatë, ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit Korona, testi i virusit Korona në 48 orët e kaluara për atë ka qenë negativ ose personi në fjalë pas infektimit me këtë virus, është shëruar.

Personat të cilët posedojnë këtë certifikatë të quajtur “Pasaporta e Gjelbër” pa kurrfarë kufizimesh mund të shkojnë në vende publike si restorante, kafiteri, klube sportive dhe nëpër tubime që zhvillohen në ambiente të hapura. Një prej protestuesve deklaroi: “Ne i themi JO Pasaportës së Gjelbër për shkak se një gjë e tillë i klasifikon qytetarët si persona të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Italisë”.

Tags