Korrik 27, 2021 08:06 Europe/Tirane
  • OKB thekson zhvillimin e dialogut në Tunizi dhe shmangien e dhunës

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka reaguar ndaj shkarkimit të kryeministrit të Tunizisë dhe pezullimit të punës së Parlamentit të këtij vendi me ndihmën e ushtrisë dhe ka thënë: “Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Farhan Hak, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, ditën e hënë ka thënë se Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkon nga të gjitha palët në Tunizi që të vetëpërmbahen dhe të shmangen nga çfarëdo lloj veprime të dhunshme dhe të sigurojnë se situata në Tunizi të qëndrojë e qetë.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB natyrisht nuk ka dhënë kurrfarë deklarate në lidhje me këtë se ky veprim në Tunizi a ishte një grushtshtet ose jo.

Ghajs Sa’id, presidenti i Tunizisë, ditën e diele duke deklaruar shkarkimin e Hesham Al-Mashishi, kryeministrin e Tunizisë dhe shpërndarjen e kabinetit qeveritar dhe pezullimin e punës së Parlamentit të këtij vendi, ka thënë se po bënë përpjekje për kthimin e qetësisë në Tunizi me ndihmën e një kryeministri të ri.

Opozitarët e presidentit të shtetit në Tunizi e kanë quajtur këtë veprim të Ghajs Sa’id, grusht shtet dhe shkelje të Kushtetutës së këtij vendi, ndërsa i kanë bërë thirrje popullit tunizian që të dalë nëpër rrugë dhe të protestojë kundër këtij veprimi.

Presidenti i Tunizisë gjithashtu dje me anë të një dekreti, ka shpallur orë policore në këtë vend për një muaj. Presidenca e Tunizisë gjithashtu ka deklaruar se tubimi i njerëzve nëpër rrugët e qyteteve të këtij vendi në grupe më shumë se tre persona është i ndaluar.  

 

Tags