Korrik 27, 2021 18:20 Europe/Tirane
  • Vizita e pasuksesshme e Wendy Shermen në Kinë, përsëritja e akuzave reciproke

Webdy Shermen, zv/sekretarja amerikane e shtetit, është funksionarja më e lartë amerikane nga në qeverinë e Biden që deri më tani ka shkuar në Kinë. Ajo në krye të një delegacioni politike nga e diela ka filluar një vizitë dyditore në Kinë.

Edhe pse janë deklaruar programe të ndryshme në axhendën e kësaj vizite dhe gjatë bisedimeve me autoritetet e larta të politikës së jashtme të Kinës, mirëpo vizita e Shermen haptazi është shndërruar në një skenë për të shfaqur akuza reciproke dhe për të shprehur kërkesat e të dy palëve nga njëra-tjetra.

Kjo vizitë është zhvilluar në kohën kur tensionet në marrëdhëniet e Kinës dhe Amerikës janë shtuar në masë të madhe për arsye të akuzave reciproke për sulme kibernetike, sanksione të gjithanshme dhe të vazhdueshme të Amerikës kundër Kinës dhe për shkak të përpjekjeve të hapura të Uashingtonit për krijimin e koalicioneve në rajonin e Azisë dhe Oqeanit të Qetë për t’u përballur me Kinën.

Shermen në takime të ndara me Wang Ji, ministrin e punëve të jashtme të Kinës dhe me Shi Fang, zv/ministrin e punëve të jashtme të Kinës, ka pretenduar se SHBA mirëpret rivalitetin e ashpër dhe të qëndrueshëm me Kinën, por të gjithë duhet të luajnë sipas ligjeve ndërkombëtare dhe në kushte të barabarta. Autoritetet e Kinës duke hedhur poshtë pretendimet e saj, kanë theksuar se autoritetet amerikane vetëm po spekulojnë me akuza! Shi Fang, zv/ministri i punëve të jashtme të Kinës, në lidhje me këtë ka thënë: “Amerika ka krijuar një armik imagjinar nga Kina dhe i ka çuar në bllokadë marrëdhëniet mes të dy vendeve duke i përballur ato me shumë vështirësi”.

Amerika në periudhën e presidencës së Joe Biden ka filluar të ndjekë një qasje shumë të ashpër ndaj Kinës dhe po bënë përpjekje për ta ndalur hovin e zhvillimit të Kinës në fusha të ndryshme. Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve të qeverisë së Biden si Wendi Shermen ë lidhje me rivalitet të barabartë me Kinës dhe mënjanimin e tensioneve në marrëdhëniet bilaterale, mirëpo ajo çfarë mund të kuptohet nga qëndrimet dhe veprimet e Amerikës ndaj Kinës që nga fillimi i presidencës së Joe Biden, është përpjekja e Uashingtonit për përballje gjithëpërfshirëse në fushat ekonomike, tregtare, ushtarake dhe të sigurisë, në fushën politike dhe kibernetike me Pekinin. Theudor Lukjanov, ekspert i çështjeve politike, thotë: “Përballja e ashpër ekonomike mes Amerikës dhe Kinës mund të shndërrohet në një konflikt ushtarako-politik mes Uashingtonit dhe Pekinit. Në periudhën aktuale, tensionet mes Amerikës dhe Kinës përfshinë një sferë të gjerë të çështjeve ekonomike, tregtare, gjeopolitike, ushtarake dhe të sigurisë, si dhe në fushën e kibernetike. Uashingtoni pas akuzave ndaj Rusisë për shumë sulme kibernetike kundër institucioneve, infrastrukturës dhe kompanive amerikane, së fundi ka filluar të akuzojë Kinën për sulme në këtë drejtim”. Qeveria e Biden në qasjen e saj ndaj Kinës jo vetëm që synon të vazhdojë politikën e ish-qeverisë së Trump, por synon të shtojë edhe më shumë tensionet me Pekinin dhe të bashkojë aleatet dhe partnerët e saj në një koalicion në këtë drejtim. Në këtë kuadër, Biden në samitin e liderëve të grupit G-7 dhe gjithashtu në samitin e liderëve të vendeve të NATO-s, ka kërkuar shtimin e presioneve kundër Kinës dhe i ka bindur ata që në dokumentet përfundimtare të këtyre samiteve, të shprehin shqetësimet e veta në lidhje me sjelljen e Pekinit. Qeveria e Biden në vend që ta prezantojë Kinës si një kërcënim kundër Amerikës, po bënë përpjekje që duke spekuluar në lidhje me fuqinë e Kinës në fusha të ndryshme, ta paraqesë atë si një kërcënim serioz për sistemin ndërkombëtar dhe për stabilitetin global. Për shkak se qeveritë demokrate të Amerikës po përdorin të drejtat e njeriut si një mjet politik, paraqitja e akuzave kundër Pekinit për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Uashingtonit dhe partnerëve të tij perëndimorë dhe vendosja e sanksioneve me këtë pretekst, ka gjet një pozitë të veçantë në qasjen anti-kineze të Amerikës. Antony Blinken gjithashtu së fundi me anë të një deklarate, ka bërë përpjekje që kërcënimet kibernetike nga ana e Kinës përkrah akuzave për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përpjekjet për zgjerimin e territorit detar në Detin e Kinës Jugore, t’i paraqesë si fusha të tjera për të shqetësimeve për Bashkësinë Ndërkombëtare.

Tags