Korrik 28, 2021 17:35 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë zjarret në jug të Evropës

Kanali televiziv CNN në një raport, ka njoftuar për shpërthimin e zjarreve të gjera në jug të Evropës.

Pas shirave të mëdha në perëndim të Evropës tani kanë shpërthyer zjarre të gjera në jug të kontinentit të gjelbër. Ishulli Sardinja në Itali më shumë se rajonet e tjera të Evropës është përfshirë nga zjarret.

Këto zjarre kanë shkaktuar dëme të mëdha në këtë ishull dhe autoritetet lokale i kanë përshkruar të papara këto zjarre. Italia ka kërkuar ndihmë nga Franca dhe Greqia për dërgimin e avionëve për të ndihmuar shuarjen e zjarreve në këtë ishull. Më parë, Organizata për Mbrojtjen e Pyjeve në rajonin Katalonia ka deklaruar se flakët e zjarrit deri më tani kanë shkatërruar 1100 hektar pyje dhe fusha bujqësore.

Aktualisht shqetësimet për ambientin janë shndërruar në një çështje serioze të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kanë krijuar brenga të rëndësishme për autoritetet shtetërore.

 

Tags