Korrik 29, 2021 06:32 Europe/Tirane
  • Amerika thekson kryerjen e hetimeve në lidhje me burimin e virusit Korona

Sekretari amerikan i shtetit në takim me shefin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka theksuar mbështetjen e Amerikës ndaj programeve të OBSH për kryerjen e hetimeve më të gjera në lidhje me burimin e virusit Korona.

Antony Blinken, shefi i DASH i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kuvajt, ka zhvilluar një takim me Tedros Adhanom, drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë të cilit ka theksuar mbështetjen e Uashingtonit ndaj programeve të OBSH për kryerjen e hetimeve më të gjera në lidhje me burimin e përhapjes së virusit Korona duke përfshirë edhe Kinën për të perceptuar më mirë pandeminë aktuale dhe për të parandaluar rastet e ngjashme në të ardhmen. Të dy palët gjatë këtij takimi janë zotuar se në të ardhmen do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe me të gjitha vendet anëtare të OBSH për të forcuar sigurinë shëndetësore globale dhe për të zbuluar dhe parandaluar llojet e ardhshme të pandemive dhe për të reaguar në mënyrë të duhur ndaj kërcënimeve shëndetësore në të ardhmen.

Kjo kërkesë e Amerikës bëhet në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë në javën e kaluar ka njoftuar për thyerjen e rekordit në regjistrimin e rasteve të reja të infektimeve me virusin Korona në Amerikë. Në bazë të statistikave më të fundit të publikuara në lidhje me mesataren e rasteve të infektuara në shtatë ditët e kaluara, numri i rasteve të infektuara me virusin Korona në Amerikë është shtuar me gati 65% dhe ka arritur mesataren e regjistrimit të 57.301 rasteve të reja të infektimit me virusin Korona në ditë. Drejtori i përgjithshëm i OBSH edhe më parë kishte kërkuar nga Kina që të tregojë më shumë transparencë në lidhje me hetimet rreth burimit të përhapjes së virusit Korona. Tedros Adhanom ka thënë: “Hetimet në lidhje me burimin e përhapjes së virusit Korona po përballen me probleme të mëdha për shkak të mungesës së të dhënave dhe informacioneve të mjaftueshme nga ditët e para të përhapjes së këtij virusi në Kinë”. Kina ka kundërshtuar kërkesën e OBSH për fillimin e fazës së dytë të hetimeve në lidhje me burimin e virusit Korona. OBSH në fazën e dytë të planit të saj për ta gjetur burimin e virusit Korona synon ta hulumtojë hipotezën e arratisjes së këtij virusi nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës dhe të intervistojë punonjësit e këtij laboratori dhe pronarët e dyqaneve në tregun e kafshëve të këtij qyteti. Një ekip i OBSH në muajin mars të këtij viti në bashkëpunim me ekspertët e Kinës, kanë kryer hetime përgjatë një muaji në qytetin Wuhan të Kinës dhe pas përfundimit të hetimeve të veta, ka deklaruar: “Sipas shumë gjasave virusi Korona është transmetuar nga lakuriqët e natës te njeriu”. Në deklaratën e këtij ekipi hetimor thuhet: “Gjasat e përhapjes së virusit Korona nëpërmjet një aksidenti laboratorik, janë shumë të vogla”. Megjithëkëtë Amerika dhe disa shtete të tjera nuk janë bindur me këtë raport dhe po vazhdojnë akuzat e veta kundër Kinës. Virusi Korona i quajtur me emrin “Covid-19” për herë të parë është raportuar në mes të dhjetorit të vitit 2019 në qytetin Wuhan, në qendër të Kinës. Në fillim ky virus quhej Pneumonia, por Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës më 30 dhjetor të vitit 2019, në mënyrë zyrtare deklaroi përhapjen e këtij virusi në Kinë.

Tags