Korrik 30, 2021 05:51 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë zjarret në pyjet e Evropës

Zjarret po vazhdojnë të zgjerohen gjithnjë e më shumë në pyjet e Evropës si në Turqi dhe Greqi.

Agjencia e lajmeve IRIB duke cituar kanalin televiziv Euronews, njofton se autoritetet e Turqisë pas përhapjes së zjarrit në pyjet e këtij vendi, kanë evakuuar banorët e disa zonave. Era fuqishme në këto rajone që ndodhen në brigjet e Detit Mesdhe, është bërë shkak që të përhapet zjarri gjithnjë e më shumë. 19 helikopterë së bashku me 400 zjarrfikës janë inkuadruar në këtë mision dhe po përpiqen që ta shuajnë zjarrin. Një prej zonave të zjarrit ndodhet 80 kilometra larg qytetit Antalia.

Në Greqi gjithashtu autoritetet kanë evakuuar banorët e disa rajoneve të përfshira nga zjarret në këtë vend. Zjarret kanë filluar që nga mbrëmja e ditës së mërkurë. Era e fuqishme ka krijuar sfida shumë të mëdha në përballjen e zjarrfikësve me flakët e zjarrit. Në këtë mision, janë inkuadruar 75 zjarrfikës me avionë dhe helikopterë zjarrfikës që po mundohen ta vendosin nën kontroll zjarrin. Ndërkohë autoritetet e Italisë kanë kërkuar ndihmë nga shtetet evropiane për t’u përballur me flakët e zjarrit në pyjet e këtij vendi. Ekipet emergjente në Spanjë dhe në vendet e tjera evropiane po bëjnë përpjekje të shuajnë zjarrin në pyje ose të paktën ta vendosin nën kontroll atë. Sipas burimeve informative, thuhet se si pasojë e zjarrit janë shkatërruar me dhjetëra mijëra hektar pyje në vendet e Evropës.

 

Tags