Gusht 01, 2021 05:40 Europe/Tirane
  • Protesta në Itali kundër rregullave dhe kufizimeve të pandemisë së virusit Korona

Qytetarët italianë kanë protestuar kundër rregullave dhe kufizimeve të reja të qeverisë për shkak të pandemisë së virusit Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me qindra qytetarë italianë janë mbledhur në qytetin Milano dhe kanë protestuar kundër rregullave dhe kufizimeve për shkak të përhapjes së virusit Korona. Qeveria e Italisë së fundi ka deklaruar se që nga 6 gushti, personat që dëshirojnë të shkojnë në kinema, muze, pishina ose nëpër stadiume sportive, ose në restorante të ambienteve të mbyllura, duhet të jenë të pajisur me “Kartën e Gjelbër” që dëshmon vaksinimin e personave ose rezultatin negativ të testit të Korona. Njëkohësisht me përpjekjet e autoriteteve të Romës për ta vendosur nën kontroll përhapjen e virusit Covid-19, ditën e shtunë me dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qytete të ndryshme të Italisë dhe kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për zbatimin e kufizimeve për personat që nuk kanë marrë vaksinën. Qytetarët protestues që shumica e tyre ishin pa maskë, kanë hedhur slogane të tilla se “Liri!”, “Vdekje Diktaturës!” dhe “Karta e Gjelbër është e ndaluar”. Në përballje me përhapjen e variantit Delta të virusit Korona, Italia ka raportuar 5000 raste të infektuara dhe 5 raste të vdekjeve.

Tags