Gusht 02, 2021 05:55 Europe/Tirane
  • Britania njëzëri me pretendimin e pabazë të regjimit sionist kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Britanisë ditën e diele njëzëri me regjimin sionist, ka paraqitur akuza kundër Iranit në lidhje me sulmin e kryer ndaj një anije në Detin e Omanit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Dominic Raab, ministri i punëve të jashtme të Anglisë, njëzëri me sionistët, ka përsëritur akuzat e tyre kundër Iranit dhe pretendoi se Teherani qëndron prapa sulmit ndaj anijes izraelite në Detin e Omanit.  

Në mëngjesin e ditës së premte një grup ushtarak britanik i quajtur “Operacionet e Tregtisë Detare" me anë të një deklarate të shkurt, pretendoi se është sulmuar një anije në Detin e Omanit. Pas publikimit të kësaj deklarate, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë deklaroi se anija në fjalë ishte në pronësi të regjimit sionist.

Menjëherë pas publikimit të lajmeve për këtë ngjarje, sionistët që nga fillimi pa kurrfarë dëshmie dhe dokumenti, kanë filluar të akuzojnë Iranin.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e diele në reagim ndaj këtyre akuzave të regjimit sionist kundër Iranit, theksoi: “Kjo nuk është hera e parë që regjimi pushtues i Kodsit paraqet akuza të tilla ndaj Teheranit. Regjimi fals sionist duhet të heqë dorë nga akuza të tilla të pabaza”.

Khatibzade në vazhdim ka thënë se regjimi sionist në çdo vend ku ka hy, ka sjell me vete pasiguri, dhunë dhe terror, prandaj përgjegjës për situatën aktuale janë po ata të cilët kanë hapur rrugën për hyrjen e regjimit sionist në rajon.

Tags