Gusht 02, 2021 16:03 Europe/Tirane
  • Polemika rreth kërcënimit me çekan ndaj Pelosi

Kryetari i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës ka thënë se nëse në zgjedhjet e vitit 2022, do të zgjidhet kryetar i Kongresit, do të jetë shumë vështirë për atë që të mos e godasë Pelosin me çekan të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sipas një audiofaili të cilin e ka publikuar gazetari i gazetës “Main Street Nashville” në llogarinë e tij në Twitter, Kevin McCarthy, kryetari pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës nga shteti i Kalifornisë, thotë se nëse republikanët në zgjedhjet e vitit 2022 do të fitojnë shumicën në Kongres dhe ai do të bëhet kryetar i Kongresit, do të jetë shumë e vështirë për atë që të mos e godasë me çekan të kryetarit Nancy Pelosi, kryetaren demokrate aktuale të Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës.

Deklaratat e Kevin McCarthy janë bërë në takimin e mbledhjes së donacioneve financiare në Tensy në kohën kur anëtarët e bordit drejtues të kongresit të Tensit i kanë dhënë atij një çekan më të madh të kryetarit të Kongresit. Kevin McCarthy në këtë audiofail ka thënë: “Unë dëshiroj që ju ta shikoni Nancy Pelosin kur të ma dorëzojë mua çekanin e kryetarit të Kongresit. Do të jetë shumë vështirë që të mos e godas atë me atë çekan”.

Zëdhënësi i zyrës së Nancy Pelosi i ka dënuar këto deklarata të Kevin McCarthy dhe në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Kërcënimi i dhunshëm ndaj një personi i cili më parë ka qenë objektiv i përpjekjeve për terror më 6 janar nga ana e mbështetësve të shokut tuaj Trump, është një veprim i papërgjegjshëm dhe urryes”.

 

Tags