Gusht 03, 2021 16:36 Europe/Tirane
  • FMN shton kapacitetin e kredidhënies

Këshilli i Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar ditën e hënë është pajtuar të shtojë kapacitetin e kredidhënies nga ana e këtij institucioni deri në shumën 650 milionë dollarë. Ky konsiderohet hapi i fundit në miratimin e këtij plani për të shtuar ndihmën ndaj vendeve që përballen me dëme të ndryshme.

Kristalina Georgieva, drejtoria ekzekutive e FMN-së, në lidhje me këtë ka thënë: “Ky është vendim historik që konsiderohet e drejta për ndarjen e shumës më të madhe speciale të kredive në historinë e FMN-s. Ndarja e këtyre kredive konsiderohet një ndihmë e madhe për ekonominë e botës në këtë periudhë të krizave të papara. Ndarja e kësaj shume të kredive në realitet është përgjigje ndaj nevojave botërore në periudhën afatgjate dhe në po në këtë kuadër forcon mirëbesimin dhe forcat rezistencën dhe stabilitetin e ekonomisë së botës. Kjo çështje ndihmon sidomos vendet anëtare të FMN-së me ekonomi të dobët për të tejkaluar pasojat e krizës shëndetësore. Ky program i cili më parë ishte miratuar në mes të korrikut nga bordi ekzekutiv i FMN-s, do të fillojë të zbatohet që nga 23 gushti. Ne po vazhdojmë konsultimet me vendet anëtare për caktimin e kandidatëve më të përshtatshëm për dorëzimin vullnetar të të drejtës për marrjen e kredive speciale nga vendet e pasura te vendet e varfra dhe më të dobëta në mënyrë që ata t’i ndihmojmë ato vende në përmirësimin e gjendjes në periudhën e pandemisë së virusit Korona”,- tha ndër të tjera Kristalina Georgieva.

Tags