Lajme | Ghalibaf: Përgjigja e popullit iranian ndaj çdo të keqeje është e papritur / Evropianët nuk i besojnë Trumpit
-
Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike (Parlamentit) të Iranit
Pars Today - Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike (Parlamentit) të Iranit tha se përgjigja e popullit iranian ndaj çdo aventure dhe të keqeje është e papritur.
Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike (Parlamentit) të Iranit, shkroi të martën në mbrëmje në faqen e tij personale në rrjetin social X: “Irani nuk i kërkon askujt leje për të mbrojtur veten”.
Sipas Pars Today, ai shtoi: “Përgjigja e popullit iranian ndaj çdo aventure dhe të keqeje është e gjerë, pa mëshirë dhe madje e papritur”.
Ghalibaf sqaroi: “Vendimet dhe veprimet e Iranit për të siguruar interesat e tij legjitime dhe për të mbrojtur veten nuk do të jenë domosdoshmërisht të parashikueshme apo të ngjashme me të kaluarën.”
Vetëvrasjet në ushtrinë izraelite arrijnë nivelin më të lartë në 15 vjet
Në vazhdim të krizave të brendshme të regjimit sionist, ushtria e këtij regjimi publikoi të martën një përmbledhje të të dhënave mbi viktimat për vitin 2025. Sipas këtij raporti, 151 ushtarë të ushtrisë së regjimit sionist janë vrarë këtë vit për arsye të ndryshme. Në vitin 2025, në ushtrinë e regjimit sionist u regjistruan 21 vetëvrasje me pasojë vdekjen, një numër i paparë në 15 vitet e fundit.
Stërvitja detare e BRICS Plus do të mbahet në Afrikën e Jugut me pjesëmarrjen e Iranit
Ka edhe lajme nga BRICS; Ministria e Mbrojtjes e Afrikës së Jugut njoftoi se një stërvitje e përbashkët detare në formatin e "BRICS Plus" me pjesëmarrjen e Iranit, Kinës dhe Rusisë do të mbahet nga 9 deri më 16 janar 2026 në brigjet e Afrikës së Jugut. Në këtë stërvitje, forcat detare të vendeve anëtare të BRICS Plus do të kryejnë operacione të përbashkëta sigurie detare, ushtrime sinergjie dhe koordinimi operacional, si dhe stërvitje mbrojtjeje detare. Stërvitja do të mbahet nën titullin "Vullneti për Paqe 2026" dhe do të komandohet nga Kina.
Spiegel: Evropianët nuk i besojnë Trumpit
Në lajme të tjera, revista gjermane "Spiegel" raportoi se një regjistrim audio i rrjedhur i bisedave midis zyrtarëve evropianë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tregon se këta zyrtarë nuk i besojnë presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Në raport thuhet: “Në këto biseda, zyrtarët evropianë i mirëpritën rezultatet e negociatave mes Zelensky-t dhe Trumpit, por nuk janë shumë optimistë. Në këtë skedar audio, kancelari gjerman e këshillon Zelensky-n të jetë vigjilent në lidhje me çështjen e transferimeve të tokës në Rusi dhe garancitë e sigurisë.”
92000 viktima të sulmeve seksuale në organizatën më të madhe rinore të Amerikës
Lajme vijnë edhe nga Amerika, ku janë paraqitur 92000 ankesa kundër organizatës Boy Scouts of America (Djemtë Skautistë të Amerikës), e cila konsiderohet simboli më i madh për edukimin e heronjve të këij vendi, me ankuesit që thonë se janë abuzuar seksualisht.
Në lidhje me këtë, rrjeti televiziv Euronews shkroi: “Numri i individëve që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht gjatë kohës që ishin vullnetarë në organizatën Boy Scouts of America (BSA) ka arritur në 92700 persona.”