Ministri i Mbrojtjes së Iranit: Në sulmin e Izraelit asnjë avion luftarak nuk ka hyrë në hapësirën e Iranit
(last modified Thu, 31 Oct 2024 15:41:31 GMT )
Tetor 31, 2024 16:41 Europe/Tirane
  • Ministri i Mbrojtjes së Iranit: Në sulmin e Izraelit asnjë avionë luftarakë nuk ka hyrë në hapësirën e Iranit
    Ministri i Mbrojtjes së Iranit: Në sulmin e Izraelit asnjë avionë luftarakë nuk ka hyrë në hapësirën e Iranit

ParsToday- Ministri i Mbrojtjes së Iranit përgënjeshtroi spekulimet për hyrjen e avionëve luftarakë izraelitë në hapësirën ajrore të Iranit gjatë sulmit të fundit nga regjimi sionist, si dhe si dhe hodhi poshtë thashethemet për një sulm nga kufijtë veriorë.

Më 26 tetor, regjimi sionist sulmoi në një aksion të tensionuar pjesë të qendrave ushtarake në Iran, por Sistemi i Integruar i Mbrojtjes Ajrore i Republikës Islamike të Iranit ka zbuluar dhe arriti të vepronte me sukses kundër këtij aksioni agresiv të regjimit izraelit.

Sipas ParsToday, gjeneral Aziz Nasirzadeh, ministër i Mbrojtjes i Iranit, mohoi hyrjen e avionëve luftarakë izraelitë në qiellin e Iranit dhe tha: "Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, sa herë që shkelet hapësira ajrore e një vendi, ai vend ka të drejtë t'i përgjigjet atij agresioni në mënyrën e duhur".

Gjeneral Nasirzadeh shtoi: “Armiku u përpoq të dëmtonte si sistemet tona të mbrojtjes ashtu edhe sistemet tona sulmuese, por për shkak se u ndoqën dhe u zbatuan me përpikëri masat e mbrojtjes kundërajrore, ne nuk pësuam shumë dëme".

Ministri i Mbrojtjes së Iranit mohoi gjithashtu thashethemet për një sulm nga kufijtë veriorë të Iranit.