Rritje e ndjeshme e pranisë së femrave në pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176126-rritje_e_ndjeshme_e_pranisë_së_femrave_në_pozicione_menaxheriale_dhe_ekzekutive_në_iran
Pars Today - Zëvendëspresidentja e Republikës Islamike të Iranit për Çështjet e Gruas dhe të Familjes njoftoi një rritje të ndjeshme të pranisë së femrave në pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2026 04:21 Europe/Tirane
  • Zahra Behrouz-Azar, Zv/Presidente e Republikës Islamike të Iranit për Çështjet e Gruas dhe Familjes
    Zahra Behrouz-Azar, Zv/Presidente e Republikës Islamike të Iranit për Çështjet e Gruas dhe Familjes

Pars Today - Zëvendëspresidentja e Republikës Islamike të Iranit për Çështjet e Gruas dhe të Familjes njoftoi një rritje të ndjeshme të pranisë së femrave në pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në vend.

Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), Zahra Behrouz-Azar, zv/Presidentja e Republikës Islamike të Iranit për Çështjet e Gruas dhe të Familjes, duke shpjeguar statusin e fundit të emërimeve të femrave në nivele të ndryshme drejtuese në këtë vend, deklaroi: “Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deri më tani ka lëshuar 21 urdhra emërimi për gratë në përgjegjësi të ndryshme; përfshirë anëtarësimin në komitetet e Këshillit të Ndjekjes së Ligjit Kushtetues dhe kryesimin e organizatave të tilla si ajo e Standardeve, e Privatizimit, e Meteorologjisë, etj., të cilat janë të një natyre plotësisht kyçe dhe me ndikim.”

Gjithashtu, duke iu referuar numrit të zëvendësministreve femra në Iran, Behrouz-Azar shtoi: “Aktualisht, 28 zëvendësministre femra ushtrojnë aktivitetin e tyre në Iran”.

Zëvendësja e Presidentit të Iranit për Çështjet e Gruas dhe të Familjes iu referua gjithashtu statistikave mbi praninë e femrave në administratat lokale dhe gjyqësore dhe tha: “Sot, më shumë se 3700 kryetare komunash, më shumë se 16 kryetare bashkish dhe më shumë se 1000 gjyqtare femra ushtrojnë aktivietin e tyre në Iran”.