Baza Qendrore “Khatamul-Anbija”: Do të përgjigjemi me një përgjigje dërrmuese nëse ndërmerret ndonjë veprim nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178374-baza_qendrore_khatamul_anbija_do_të_përgjigjemi_me_një_përgjigje_dërrmuese_nëse_ndërmerret_ndonjë_veprim_nga_territori_i_emirateve_të_bashkuara_arabe
ParsToday - Zëdhënësi i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija” të Republikës Islamike të Iranit paralajmëroi: "Nëse ndërmerret ndonjë veprim nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe kundër ishujve, porteve dhe brigjeve të Iranit, ne do të japim një përgjigje shkatërruese dhe penduese”.
(last modified 2026-05-07T18:28:00+00:00 )
May 06, 2026 19:04 Europe/Tirane
  • Nënkoloneli i IRGC-së, Ebrahim Zolfeqari, zëdhënës i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija”
    Nënkoloneli i IRGC-së, Ebrahim Zolfeqari, zëdhënës i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija”

ParsToday - Zëdhënësi i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija” të Republikës Islamike të Iranit paralajmëroi: "Nëse ndërmerret ndonjë veprim nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe kundër ishujve, porteve dhe brigjeve të Iranit, ne do të japim një përgjigje shkatërruese dhe penduese”.

Sipas ParsToday, nënkoloneli Ebrahim Zolfeqari, zëdhënës Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija” tha: "Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk kanë kryer asnjë operacion me raketa ose dronë kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në ditët e fundit, dhe nëse do të ishte ndërmarrë ndonjë veprim, ne do ta kishim njoftuar atë në mënyrë të vendosur dhe të qartë. Prandaj, raporti i Ministrisë së Mbrojtjes së atij vendi është absolutisht i pavërtetë”.

Ai shtoi: "Zyrtarëve dhe burrështetasve të Emirateve u njoftohet se vendi juaj, si një vend islamik, nuk duhet të bëhet një strofull e amerikanëve dhe sionistëve dhe forcave e pajisjeve të tyre ushtarake, dhe të tradhtojë botën islame dhe myslimanët. Ju nuk duhet të bini në kurthin dhe grackën e amerikanëve dhe sionistëve, dhe në vend që të përballeni me jobesimtarët dhe politeistët dhe të mos bashkëpunoni me ta në asnjë mënyrë, ju po e akuzoni kombin mysliman të Iranit dhe po e sulmoni me sulme frikacake mediatik, shpifje të pajustifikuar dhe provokuese".

Nënloloneli Zolfeqari tha: "Me keqardhje të madhe, duhet thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe sot janë bërë një nga bazat kryesore amerikane dhe sioniste si armiq të botës islame dhe shkaku kryesor i pasigurisë në rajon, dhe janë bërë vendndodhja e një pjese të madhe të forcave dhe pajisjeve të tyre ushtarake”.

Ai theksoi: "Ne paralajmërojmë se nëse ndërmerret ndonjë veprim nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe kundër ishujve, porteve dhe brigjeve të Iranit, ne do të japim një përgjigje shkatërruese dhe penduese”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip