Araghchi: Teherani bën thirrje për vazhdimin e rolit të Pekinit në parandalimin e shkeljeve të vazhdueshme të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178380-araghchi_teherani_bën_thirrje_për_vazhdimin_e_rolit_të_pekinit_në_parandalimin_e_shkeljeve_të_vazhdueshme_të_paqes_dhe_sigurisë_ndërkombëtare
ParsToday - Në një takim me homologun e tij kinez, ministri i Jashtëm i Iranit theksoi rolin e vazhdueshëm të Kinës në parandalimin e shkeljeve të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
(last modified 2026-05-07T18:27:52+00:00 )
May 06, 2026 19:31 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij kinez
    Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij kinez

ParsToday - Në një takim me homologun e tij kinez, ministri i Jashtëm i Iranit theksoi rolin e vazhdueshëm të Kinës në parandalimin e shkeljeve të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sipas ParsToday, Ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi, i cili ka udhëtuar për në Pekin në krye të një delegacioni diplomatik, u takua të mërkurën në mëngjes me Wang Yi, sekretar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të partisë në pushtet dhe Ministër i Jashtëm i Kinës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u shqyrtuan aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë ato ekonomike dhe tregtare, si dhe procesi i zbatimit të marrëveshjeve midis Iranit dhe Kinës.

Duke iu referuar marrëdhënieve të hershme midis dy qytetërimeve të mëdha të Iranit dhe Kinës, ministri i Jashtëm iranian e përshkroi Pekinin si mikun e ngushtë dhe partnerin strategjik të Iranit dhe theksoi vullnetin serioz dhe të vendosur të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për të promovuar në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet strategjike dhe miqësore midis dy vendeve në kuadër të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Iran-Kinë bazuar në respekt dhe besim të ndërsjellë, ndërsa deklaroi: "Ne besojmë se bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik midis dy vendeve do të vazhdojnë më fort se në të kaluarën në rrethanat e reja".

Araghchi duke shpjeguar krimet e kryera nga SHBA-të dhe regjimi sionist kundër kombit iranian dhe shkeljet e rënda të të drejtave humanitare në luftën e imponuar dyzetëditore, vlerësoi qëndrimin parimor të Kinës në dënimin e shkeljes së parimeve themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara nga SHBA-të dhe Izraeli, si dhe mirëpriti qasjen e përgjegjshme të këtij vendi ndaj abuzimit të SHBA-së me Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Araghchi tha: "Shpresojmë që me fillimin e presidencës së rradhës të Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe me Pekinin që vazhdon të luajë një rol efektiv, do të dëshmojmë zhvillime konstruktive për të parandaluar vazhdimin e paligjshmërisë dhe shkeljet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Ministri i Jashtëm iranian e informoi gjithashtu homologun e tij kinez mbi zhvillimet e fundit në lidhje me procesin diplomatik dhe përpjekjet e iniciativat e vazhdueshme për t'i dhënë fund luftës së imponuar të SHBA-së dhe regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit, përfshirë negociatat Iran-SHBA të ndërmjetësuara nga Pakistani, dhe deklaroi: "Ashtu siç Irani u shfaq me fuqi dhe rezistencës në fushën e vetëmbrojtjes dhe mbetet plotësisht i përgatitur për t'u përballur me çdo agresion, ai është gjithashtu serioz dhe i palëkundur në fushën e diplomacisë".

Ministri i Jashtëm i Kinës, duke vlerësuar rezistencën dhe vendosmërinë e popullit iranian kundër agresorëve, si dhe vullnetin e mirë dhe qasjen e përgjegjshme të Iranit, veçanërisht përpjekjet e homologut të tij iranian në ndjekjen e procesit diplomatik dhe parandalimin e përshkallëzimit të tensionit në rajon, theksoi qëndrimin e vendosur të Kinës në mbështetjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Iranit, ndërsa deklaroi: "Qëndrimi parimor i Kinës është të kundërshtojë përdorimin e forcës dhe vazhdimin e kësaj lufte të paligjshme, pasojat dhe dëmet e së cilës kanë qenë të dëmshme jo vetëm për Iranin, por edhe për të gjitha vendet dhe kombet në rajon dhe në botë”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip