Gharibabadi: Amerika ka një rol të drejtpërdrejtë në agresionin e regjimit sionist kundër Libanit
-
Kazem Gharibabadi, Zëvendës Ministër i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit
ParsToday - Zëvendësministri i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha: "Pretendimi i presidentit të SHBA-së për ndaljen e kryeministrit të regjimit sionist nga një sulm i madh në Bejrut, konfirmon rolin e drejtpërdrejtë të Uashingtonit në menaxhimin e agresioneve të këtij regjimi".
Sipas ParsToday, Kazem Gharibabadi, Zëvendësministri i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare i Ministrisë së Jashtme iraniane, shkroi në një mesazh në kanalin X: "Zhvillimet aktuale në Liban, Siri dhe Kudsin e pushtuar e kanë bërë një realitet më të qartë: kriza rajonale nuk është rezultat i "tensioneve të shpërndara"; është produkt i krimeve dhe imunitetit të regjimit sionist, i cili shkel sovranitetin e shteteve, e bën armëpushimin të pakuptimtë dhe sulmon vendet e shenjta e palestinezëve".
Gharibabadi shtoi: "Këshilli i Sigurimit duhet të kalojë fazën e shprehjes së shqetësimit dhe thirrjeve të përgjithshme dhe të miratojë vendime ndëshkuese dhe detyruese kundër regjimit sionist. E drejta ndërkombëtare nuk mund të mbështetet me dënime të lira dhe joefektive."
Zëvendësministri i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane vuri në dukje: "Në këtë drejtim, pretendimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump për ta bindur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mos kryejë një sulm të madh në Bejrut, më tepër sesa një shenjë e kërkimit të paqes nga ana e Uashingtonit, është një konfirmim i rolit të drejtpërdrejtë të Amerikës në menaxhimin e agresioneve të këtij regjimi".
Ai shtoi: “Nëse vendimi për të sulmuar kryeqytetin e një shteti të pavarur ndryshon me një telefonatë, pyetja kryesore është pse muaj të tërë shkeljesh të armëpushimit, agresion kundër Libanit, zhvendosjeje të njerëzve dhe kërcënime ndaj sovranitetit të vendit vazhduan me mbështetjen politike dhe ushtarake të Perëndimit!”
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip