Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya": Ushtria Iraniane dhe Garda Revolucionare sulmuan bazat amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i179278-baza_qendrore_khatam_al_anbiya_ushtria_iraniane_dhe_garda_revolucionare_sulmuan_bazat_amerikane
ParsToday - Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya" e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit njoftoi sulmin e Ushtrisë dhe të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike ndaj bazave amerikane në rajon.
(last modified 2026-06-10T18:55:50+00:00 )
Qershor 10, 2026 19:56 Europe/Tirane
  • Baza Qendrore
    Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya"

ParsToday - Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya" e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit njoftoi sulmin e Ushtrisë dhe të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike ndaj bazave amerikane në rajon.

Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya" e Republikës Islamike të Iranit njoftoi se në përgjigje të agresionit të ushtrisë terroriste amerikane kundër zonave të Iranit jugor nën pretekstin e rremë të rrëzimit të helikopterit të saj, disa baza amerikane në rajon u shënjestruan nga një sulm i fuqishëm nga ushtria e Republikës Islamike të Iranit dhe forcat e Gardës Revolucionare Islamike.

Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya" deklaroi se ushtria kriminale amerikane duhet ta dijë se nëse e përsërit sulmin e saj ndaj Republikës Islamike të Iranit, do të kryhen sulme më të rënda dhe më të gjera kundër objektivave të përcaktuara në rajon.

Në këtë drejtim, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi në një deklaratë se regjimi amerikan luftënxitës sulmoi disa pika në rajonet Jask, Sirik dhe Qeshm në Iranin jugor të mërkurën në mëngjes me pretekste të rreme, duke shkaktuar dëme në një kullë telekomunikacioni në Sirik dhe duke shkatërruar dy rezervuarë uji në lagjen Bemani të qytetit. Në përgjigje të këtij veprimi agresiv të armikut, Marina e IRGC-së nisi një sulm me dronë ndaj Flotës së Pestë Detare të Amerikës në Bahrejn.

Garda Revolucionare njoftoi në një deklaratë tjetër se, për shkak të agresionit të vazhdueshëm të armikut, në kuadër të operacionit hakmarrës me veprime të ngjashme, forcat ajrore-hapësinore të IRGC-së shënjestruan dhe shkatërruan katër objektiva të rëndësishëm, duke përfshirë hangarët e avionëve luftarakë F-35 në bazën ajrore dhe qendrën e komandës dhe kontrollit të ushtrisë amerikane fëmijëvrasëse në Al-Azraq, Jordani, me raketat e tyre me lëndë djegëse të ngurtë me rreze të gjatë veprimi.

Nga ana tjetër, dhe në vazhdim të operacionit për t'u përballur me agresionin dhe krimet e ushtrisë terroriste amerikane kundër banorëve të Iranit jugor, të mërkurën në mëngjes, ushtria e Republikës Islamike të Iranit, në një veprim hakmarrës, shënjestroi bazat amerikane dhe sistemet e radarëve të Flotës së Pestë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bahrein me një valë sulmesh me dronë

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip