Baghaei: Historia ndaloi për një moment për të kthyer një faqe tjetër të fletores së saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i180020-baghaei_historia_ndaloi_për_një_moment_për_të_kthyer_një_faqe_tjetër_të_fletores_së_saj
ParsToday - Duke iu referuar ceremonisë madhështore të funeralit të udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shkroi: "Një qenie e bekuar ka ndërruar jetë, por ajo që la pas është më shumë sesa një emër dhe një epokë: një trashëgimi vetëbesimi, mbrojtja e dinjitetit, mbrojtja e pavarësisë, patriotizëm dhe rezistencë ndaj stuhisë së ngjarjeve".
(last modified 2026-07-07T17:35:04+00:00 )
Korrik 07, 2026 18:09 Europe/Tirane
  • Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit
    Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit

ParsToday - Duke iu referuar ceremonisë madhështore të funeralit të udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shkroi: "Një qenie e bekuar ka ndërruar jetë, por ajo që la pas është më shumë sesa një emër dhe një epokë: një trashëgimi vetëbesimi, mbrojtja e dinjitetit, mbrojtja e pavarësisë, patriotizëm dhe rezistencë ndaj stuhisë së ngjarjeve".

Sipas ParsToday, Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, postoi një vide të miliona iranianëve në zi, por krenarë, që merrnin pjesë në funeralin e udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik në Teheran të hënën në mbrëmje, duke shkruar në mediat sociale: "Sot, iranianët përcollën arkivolin e një udhëheqësi të madh në kryeqytetin e Iranit, të cilin koha e ka trajtuar kaq keq. Gjatë kësaj lamtumire unike, lutjet dolën nga buzët dhe shikimet u shtrinë drejt horizontit; sikur historia të ishte ndalur për një moment për të kthyer një faqe tjetër të fletores së saj".

Baghaei shtoi: "Trupat i merr në përqafim toka, por idetë që i bëjnë thirrje një kombi për vetëbesim, mbrojtje të pavarësisë dhe vendosmëri në rrugën e idealeve nuk zbehen me kalimin e kohës".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane theksoi: "Nëse një pemë selvie largohet nga kopshti, ajo do të lërë pas traditën e të qëndruarit në këmbë për fidanët që e ndjekin atë; dhe fara që bie në tokë do të mbijë përsëri me filiza të rinj në ndërgjegjen e popullit të lirë, dhe kjo është një trashëgimi mbi të cilën pluhuri i kohës nuk do të bie kurrë".

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip