Sulme me dronë i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ndaj bazave ushtarake terroriste amerikane në Bahrejn
-
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit
ParsToday - Ushtria e Republikës Islamike të Iranit njoftoi se ka sulmuar me dronë qendrat e grumbullimit të forcave armiqësore të ushtrisë terroriste amerikane në Bahrejn.
Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, faqja e internetit për informim e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit njoftoi të mërkurën: "Pas sulmeve armiqësore të armikut amerikan në zonat ushtarake dhe civile në Iranin jugor dhe shkeljes së dispozitave dhe 14 klauzolave të Memorandumit të Mirëkuptimi, dronët sulmues të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit sulmuan qendrat e grumbullimit të forcave armiqësore amerikane në "Bazën Sheikh Isa" të vendosur në Bahrejn që nga mëngjesi i së mërkurës".
Në njoftim thuhej: “Pasojat e shkeljes flagrante dhe të përsëritur të armëpushimit me Amerikën janë kriminale dhe të gjitha bazat amerikane në rajon do të jenë objektiva legjitime të dronëve të Ushtrisë së Iranit”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip