Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya" paralajmëron Amerikën: Përpjekja për të bllokuar Iranin në det është e barabartë me përshkallëzimin e luftës
-
Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya" Republika Islamike e Iranit
ParsToday - Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya" e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit paralajmëroi: "Zbatimi i bllokadës së paligjshme detare kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet si zgjerim i luftës në rajon dhe forcat e armatosura iraniane do t'i kundërpërgjigjen këtij veprimi".
Sipas ParsToday, teksti i deklaratës së Baza Qendrore "Khatam al-Anbiya" është si më poshtë:
Duke vazhduar veprimet agresive dhe pasigurinë në rajon dhe pas zbatimit të bllokadës së paligjshme detare ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar anijet dhe tankerët tregtarë iranianë në ujërat bregdetare dhe territoriale të Iranit gjatë tre ditëve të fundit.
Ne paralajmërojmë se ky veprim i SHBA-së konsiderohet si një zgjerim i luftës në rajon, dhe siç e kanë provuar në terren, forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit edhe kësaj radhe nuk do të lënë pa përgjigje asnjë kërcënim apo agresion të ushtrisë terroriste amerikane dhe do t'i kundërpërgjigjen çdo veprimi agresive të Amerikës.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip