Forcat iraniane sulmojnë me raketa selinë e komandës amerikane në bazën Ali al-Salem në Kuvajt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i181514-forcat_iraniane_sulmojnë_me_raketa_selinë_e_komandës_amerikane_në_bazën_ali_al_salem_në_kuvajt
ParsToday - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike njoftoi se ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj bazës amerikane në Kuvajt dhe ka shkatërruar një numër dronësh dhe pajisje të tjera ushtarake.
(last modified 2026-09-02T14:58:45+00:00 )
Shtator 02, 2026 11:48 Europe/Tirane
  • Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike
    Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike

ParsToday - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike njoftoi se ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj bazës amerikane në Kuvajt dhe ka shkatërruar një numër dronësh dhe pajisje të tjera ushtarake.

Sipas ParsToday, Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftoi në një deklaratë: "Selia dhe rezidenca e komandantit amerikan të bazës Ali al-Salem, hangari i dronëve dhe rampa e vendosjes së dronëve u vunë në zjarr, dhe një numër forcash armikane u vranë dhe një numër dronësh u shkatërruan".

Teksti i deklaratës është si më poshtë:

Në emër të Allahut Kasem el-Xhebbarin

Populli fisnik dhe i nderuar i Kuvajtit;

Mbrëmë, bijtë e shejtanit, disa prej të cilëve janë të stacionuar në bazat e Shejtanit të Madh në Kuvajt, kryen një krim të madh në rajon. Në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, ushtria amerikane fëmijëvrasëse e shndërroi festën e dasmës së një çifti të ri dhe të respektueshëm sunit iranian në zi morti duke bombarduar dhe shembur një shtëpi banimi në Sirik, në jug të Iranit.

Në këtë sulm të egër, u goditën gati 70 njerëz të pafajshëm dhe 4 prej tyre, përfshirë një fëmijë, u martirizuan.

Në përgjigje të këtij krimi, mëngjesin e kësaj të mërkure, ushtarët e guximshëm të Forcave Tokësore të IRGC-së, ndërsa sulmuan njëkohësisht bazat amerikane në Jordani, Bahrejn dhe Erbil, kryen një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë në selinë dhe rezidencën e komandantit amerikan të bazës Ali al-Salem, duke vrarë një numër forcash armike. Më pas ata i vunë zjarrin hangarit të dronëve dhe rampës për vendosjen e dronëve që merrnin pjesë në sulmet kundër popullit iranian, duke shkatërruar një numër dronësh.

Populli i nderuar i Kuvajtit;

Ju e dini mirë interesin dhe marrëdhënien tonë me ju. Ajo që është e dhimbshme dhe shqetësuese për ne është pushtimi i tokave islame nga ushtria amerikane, vrasëse fëmijësh dhe terroriste.

Këto sulme kanë për t'ju ndihmuar të pastroni tokën e pastër dhe atdheun e të drejtëve, Kuvajtin, nga ndyrësirat e kriminelëve amerikanë, me shpresën e shkatërrimit të dominimit amerikan dhe regjimit barbar sionist, si dhe të lirisë dhe pavarësisë së popullit të nderuar të Kuvajtit nga pushtuesit agresorë.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip