Pranvera është afër (Speciale për përvjetorin e lindjes së Imam Mehdiut (a.xh)
https://parstoday.ir/sq/news/religion_islam-i175900-pranvera_është_afër_(speciale_për_përvjetorin_e_lindjes_së_imam_mehdiut_(a.xh)
Në një natë si kjo, para se të agojë dielli, lindi një djalë në shtëpinë e Imam Hasan Askeri (a.s.), drita e ekzistencës së të cilit do të shpëtojë botën nga errësira. Ai është Imami i cili do ta vendosë drejtësinë dhe sinqeritetin në tokë. Ai është drita e fundit udhëzuese nga loza e të Dërguarit të Zotit s.a.v.s. dhe ka epitetin "Mehdi". Emri origjinal i tij është Muhamed. Muhamed ibn Hasan Askeri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2026 16:26 Europe/Tirane
  • Thuaj
    Thuaj "Eja" e pastro të gjithë vërshimin e pikëllimeve dhe të gjithë shtëpinë

Në një natë si kjo, para se të agojë dielli, lindi një djalë në shtëpinë e Imam Hasan Askeri (a.s.), drita e ekzistencës së të cilit do të shpëtojë botën nga errësira. Ai është Imami i cili do ta vendosë drejtësinë dhe sinqeritetin në tokë. Ai është drita e fundit udhëzuese nga loza e të Dërguarit të Zotit s.a.v.s. dhe ka epitetin "Mehdi". Emri origjinal i tij është Muhamed. Muhamed ibn Hasan Askeri.

Shfaqu dhe më bëj që të harroj ekzistencën time

Thuaj le t'i marrë era të gjithë zemrat e djegura

Ne tanimë kemi dhënë zemrën dhe sytë i kemi nga stuhia e lartë

Thuaj "Eja" e pastro të gjithë vërshimin e pikëllimeve dhe të gjithë shtëpinë

Të gjithë flasin për ty dhe me çfarëdo preteksti të mundshëm, të thërrasin ty o drita e syve të Fatime Zahra (s.a.), a nuk është kjo për arsye se të është afruar ardhja? E di që po në këto ditë ku toka është mbushur me plotë dhimbje, në po këto padrejtësi të pakontrolluar dhe këto zullume të hapura, ti do të shfaqësh! Ti do të vish dhe me fytyrën tënde të qeshur do t'i japësh një shpirt të freskët tokës.

O shtat larti i veshur në të gjelbër, eja me flamurin e gjelbër të drejtësisë dhe na trego neve rrugën e jetesës së gjelbër! Eja dhe bëhu strehë dhe mbrojtës i fëmijëve palestinezë dhe zhduke një herë e përgjithmonë padrejtësinë dhe dhunën! O Imam Mehdiu i dashur!

********

Në një natë si kjo, para se të agojë dielli, lindi një djalë në shtëpinë e Imam Hasan Askeri (a.s.), drita e ekzistencës së të cilit do të shpëtojë botën nga errësira. Ai është Imami i cili do ta vendosë drejtësinë dhe sinqeritetin në tokë. Ai është drita e fundit udhëzuese nga loza e të Dërguarit të Zotit s.a.v.s. dhe ka epitetin "Mehdi". Emri origjinal i tij është Muhamed. Muhamed ibn Hasan Askeri.

Nëna e Mehdiut të premtuar quhej Narxhes Khatun. Ajo ishte një grua e njohur për devotshmëri dhe familja e saj kishte lidhje gjaku me mbretin e Bizantit. Ajo kishte parë ëndërr në të cilën Hazreti Fatime Zahra (s.a.) kishte kërkuar dorën e saj për djalin e vet Imam Hasan Askeri (a.s.) dhe ajo në ëndrrën e saj madje kishte shikuar edhe ceremoninë e kurorëzimit të saj. Ajo kishte pyetur me vete: "O Zot, si është e mundur kjo kur unë jam në Bizant ndërsa fati im është të martohem me një burrë të ndershëm në Irak?!".

Në fund, ajo e veshur si robëreshë iu bashkua ushtrisë së Bizantit dhe kur ushtria e Bizantit u ndesh me ushtrinë e myslimanëve, ajo shkoi dhe u bashku me myslimanët. Ajo u zu rob nga ushtria e myslimanëve. Atë e bleu një tregtarë i skllevërve dhe e solli atë në Bagdad së bashku me skllevërit e tjerë. Imam Hasan Askeri (a.s.) e dërgoi një shok të afërt të tij që të shkojë dhe ta blejë e ta lirojë këtë zonjë të nderuar. Kështu zonja Narxhes u lirua dhe u soll në shtëpinë e Imam Hadi (a.s.), babait të Imam Hasan Askeri (a.s.).

Imam Hadi (a.s.) në takimin e parë me Narxhes Khatun, i tha asaj: "Po të lajmëroj ty se do lindësh një fëmijë i cili do ta zotërojë botën nga Lindja në Perëndim dhe do ta mbushë botën me drejtësi në atë kohë kur ajo të jetë mbushur me padrejtësi e dhunë". Narxhes Khatun tha: "Nga kush është ky fëmijë?". Imam Hadi (a.s.) tha: "Nga po ai person i cili është martuar me ty në botën e ëndrrave. A do ta njohësh atë nëse e takon?". Ajo u përgjigj: "Që nga ajo natë kur e kam par ëndërr Hazreti Fatime Zahra (s.a.) e deri më tani, nuk kalon asnjë natë që nuk takohem me Hasanin". Në këtë mënyrë ajo u martua me Imam Hasan Askeri (a.s.) dhe më pas filloi të mësojë gjuhën arabe dhe kulturën islame pranë një zonjë të quajtur Hakime Khatun.

Narxhes Khatun ishte një grua e devotshme, besimtare dhe një vit pas martesës me Imam Hasan Askeri (a.s.), gjegjësisht në vitin 255 hixhri kameri, në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, lindi Imam Mehdiu (a.xh.). Ajo ishte një natë e bekuar dhe një agim shumë i gëzuar.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe imamët e tjerë gjatë fjalëve të tyre kanë përshkruar karakteristikat e Imam Mehdiu (a.xh.).

Në këtë mënyrë nata e gjysmës së muajit Shaban është përvjetori i lindjes së Imam Mehdiut (a.s.) dhe një prej netëve të bekuara, prandaj nata e lindjes së Imam Mehdiut (a.xh.) është quajtur "Nata e Beratit" dhe "Natë e Bekuar" dhe "Nata e Mëshirës".

Në Iran dhe në shumë vende islame nata dhe dita e gjysmës së muajit Shaban manifestohet në mënyrë të veçantë. Në këtë natë zbukurohen xhamitë dhe vendet fetare dhe organizohen ceremoni të ndryshme duke realizuar programe kulturore fetare.