Sulm me dron i Jemenit ndaj aeroportit e Naxhranit të Arabisë Saudite
-
Jahja al-Sari', zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit
Pars Today – Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi se ky vend ka goditur me dron një objektiv të ndjeshëm në aeroportin e Naxhranit të Arabisë Saudite.
Sipas njoftimit të Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve IRNA, Jahja al-Sari' publikoi të martën një mesazh në rrjetin social X, ku shkroi: Ky sulm, duke përdorur një dron, u krye në përgjigje të shkeljes së hapësirës ajrore të Jemenit nga Arabia Saudite.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit theksoi se çdo shkelje e hapësirës ajrore të këtij vendi nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa ndëshkim.
Më herët, Jahja al-Sari' kishte njoftuar se sistemi i mbrojtjes ajrore të Jemenit kishte rrëzuar një dron zbulues të Arabisë Saudite gjatë një misioni në hapësirën ajrore në veri të kryeqytetit të Jemenit, Sanaa. Ai bëri të ditur se ky dron zbulues në pronësi të Arabisë Saudite, të cilin forcat jemenase arritën ta rrëzonin, i përkiste modelit "Karial".
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)