Guterres bëri thirrje për një qëndrim global kundër spastrimit etnik në Gaza
(last modified Thu, 31 Oct 2024 18:22:27 GMT )
Tetor 31, 2024 19:22 Europe/Tirane
  • Guterres bëri thirrje për një qëndrim global kundër spastrimit etnik në Gaza

Në të njëjtën kohë me sulmet brutale të regjimit sionist në veri të Gazës, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për një qëndrim të fortë ndërkombëtar kundër spastrimit etnik të palestinezëve në këtë rajon.

Antonio Guterres ka paralajmëruar se nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndërmerr një qëndrim vendimtar për të zgjidhur këtë situatë, Tel Avivi mund të kryejë "spastrim etnik" në Gaza. Kjo kërkesë e Guterres vjen pas shtimit të viktimave në radhët e civilëve për shkak të bombardimit të veriut të Gazës nga ushtria sioniste. Në të njëjtën kohë, raportet tregojnë për një ulje të theksuar të sasisë së dërgimit të ndihmave në Gaza që aktualisht në nivelin më të ulët të mundshëm. Sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës, përveç shkatërrimeve masive dhe urisë vdekjeprurëse, ka lënë dëshmorë dhe të plagosur me mijëra palestinezë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Guterres tha: Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndihmuar njerëzit atje dhe të shmangim spastrimin etnik që mund të ndodhë nëse nuk ka vendosmëri të fortë në qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar.