Përdoruesit X për Reza Pahlavi, djalin e Shahut të arratisur nga Irani: Je thjesht një kukull e klasit të Epsteinit
-
Reza Pahlavi, djali i Shahut të arratisur nga Irani
ParsToday - Reza Pahlavi, djali i Shahut të arratisur nga Irani, ditë më parë shprehu keqardhjen e tij për vrasjen e ushtarëve amerikanë, gjë që çoi në shumë reagime në rrjetin social X.
Sipas ParsToday, Reza Pahlavi, djali i Shahut të arratisur nga Irani, ditë e parë publikoi një postim ngushëllimi pas vrasjes së 3 ushtarëve amerikanë në luftën e Uashingtonit dhe Tel Avivit kundër Iranit, pustim i cili u shoqërua me një reagim të fortë nga përdoruesit e hapësirës kibernetike. Ai u përqesh dhe u kritikua nga shumë aktivistë në rrjetin social X për injorimin e gjakut të qindra nxënëseve iraniane që u vranë në sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist në Minab. Reza Pahlavi shkroi në këtë mesazh: "Zemra ime dhemb për 3 heronjtë amerikanë që u vranë nga regjimi dhe 5 të tjerë u plagosën. Populli iranian u është përgjithmonë borxhli atyre. Familjeve të tyre në zi: Ju lutemi pranoni dashurinë tonë të pakufishme, ngushëllimet më të thella dhe mirënjohjen e përjetshme”.
Në këtë drejtim, analisti meksikan Cristian Nader shkroi: "Ky llum Pahlavi shpreh keqardhje për vrasjen e llumit amerikan, por nuk thotë asgjë për vrasjen e më shumë se 100 nxënëseve iraniane të shkollës fillore që u vranë nga i njëjti perandor të cilit ai i shërben. Parazit i urryer”.
Gazetari turk Onur Oncu tha gjithashtu: "Reza Pahlavi dërgon një mesazh ngushëllimi për tre ushtarët amerikanë që u vranë. Ai mbështetet aq shumë te Amerika dhe Izraeli saqë as nuk i përmend dhjetëra fëmijët e vrarë në Iran”.
Aktivisti pakistanez i mjedisit, Zulfiqar Ali Bhutto, reagoi gjithashtu: “Ashtu si babai i tij, atij nuk i intereson jeta e popullit iranian. Në fillim të kësaj lufte, u vranë më shumë se 100 nxënëse të shkolls fillore, i njëjti popull iranian që ai pretendon se përfaqëson”.
Mehdi Hassan, një prezantues dhe autor i famshëm britanik i televizionit, i shkroi gjithashtu Reza Pahlavi-t: "A nuk keni ndonjë koment për fëmijët e shkollës fillore në Minab?".
Një përdorues i huaj, duke përdorur emrin e përdoruesit “Vern Acular”, shkroi: "Ti nuk je përfaqësues i iranianëve, je thjesht një kukull e ngjashme me Epsteinin që fshihet në Amerikë".
Një përdorues tjetër, Karim Tash, reagoi duke e quajtur Pahlavi-n një "mashtrues" dhe tha: "Shpresoj që populli i madh i Iranit t'i lexojë shkrimet e këtij derri amerikan dhe të shohë se sa derr amerikan është ai”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip