Turneu Botëror i Tenisit në Turqi: Sportistja iraniane tërhiqet nga përballja me përfaqësuesen izraelite në finale
-
Hana Shabanpour përfaqësuese e Iranin në Turneun Botëror të Tenisit në Turqi
ParsToday - Në një akt heroik, përfaqësuesja iraniane në tenis Hana Shabanpour u tërhoq nga pjesëmarrja në finalen e Turneut Botëror J60 në Turqi dhe nga përballja me një përfaqësuese të regjimit uzurpues sionist për të shprehur protestën e saj kundër krimeve të fundit të regjimit sionist dhe vrasjen e një grupi fëmijësh dhe grash të pafajshme.
Sipas ParsToday, në ditët kur zemra e Iranit po vajton për vrasjen e dhjetëra fëmijëve të pafajshëm në shkollën "Shajare Tayyiba" në Minab nga dora e regjimit uzurpues sionist dhe Amerikës kriminele, përfaqësuesja iraniane e tenisit Hana Shabanpour krijoi një imazh të pavdekshëm të zellit dhe besnikërisë ndaj vlerave njerëzore dhe kombëtare në fushën e tenisit.
Garat e Turneut Botëror të Tenisit J60 në Turqi vazhduan, ndërsa Hana Shabanpour arriti në finale në seksionin e dysheve me shoqen e saj turke të skuadrës. Megjithatë, kur u përcaktua skuadra tjetër finaliste, e cila përfshinte përfaqësues nga Rusia dhe regjimi uzurpues sionist, Shabanpour u tërhoq nga ndeshja finale në shenjë proteste ndaj krimeve të regjimit sionist kundër njerëzimit dhe në shenjë solidariteti me fëmijët e vrarë në shkollën fillore në Minab të Iranit.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip