Rrëfimi i CNN-së për turmën e madhe në funeralin e udhëheqësit martir të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i180012-rrëfimi_i_cnn_së_për_turmën_e_madhe_në_funeralin_e_udhëheqësit_martir_të_iranit
ParsToday - Rrjeti amerikan CNN, në një raport mbi ceremoninë e funeralit të Ajetullah Sejed Ali Khamenei, udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik të Iranit, njoftoi se rrugët e Teheranit ishin mbushur me një turmë të madhe njerëzish duke vajtuar.
(last modified 2026-07-07T16:45:00+00:00 )
Korrik 06, 2026 20:45 Europe/Tirane
  • Rrëfimi i CNN-së për turmën e madhe në funeralin e udhëheqësit martir të Iranit
    Rrëfimi i CNN-së për turmën e madhe në funeralin e udhëheqësit martir të Iranit

ParsToday - Rrjeti amerikan CNN, në një raport mbi ceremoninë e funeralit të Ajetullah Sejed Ali Khamenei, udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik të Iranit, njoftoi se rrugët e Teheranit ishin mbushur me një turmë të madhe njerëzish duke vajtuar.

Sipas ParsToday, CNN njoftoi: "Iranianët të hënën morën pjesë në funeralin e Ajetullah Sejed Ali Khamenei, ish-udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik, në Teheran".

Kjo media amerikane shtoi: "Rruga gati 20 kilometra (12 milje) e procesionit të funeralit, i cili kaloi nëpër qendrën e Teheranit, ishte e mbushur me vajtues që shpresonin ta shihnin nga afër arkivolin e Ajetullahut të ndjerë".

CNN vazhdoi: "Shumë pjesëmarrës erdhën në Teheran nga qytete të tjera të Iranit për të marrë pjesë në ceremoni".

CNN shtoi: "Vajtuesit, duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur fotografi të Ajetullah Khameneit, mbushën rrugët, duke brohoritur slogane të tilla si "Vdekje Amerikës" dhe "Vdekje Izraelit"".

Ceremonia madhështore mortore për arkivolin e Ajetullah Khamenei, udhëheqësit martir të Republikës Islamike të Iranit, i cili arriti shkallën më të lartë të martirizimit gjatë luftës së imponuar të armikut amerikano-sionist, u mbajt sot, të hënën, pas dy ditësh një tubimi të madh njerëzish për t'i dhënë lamtumirën e fundit, me praninë entuziaste të miliona njerëzve nga kryeqyteti dhe pjesë të tjera të Iranit.

Një ceremoni e veçantë për t'i bërë homazhe zyrtare udhëheqësit martir të Republikës Islamike të Iranit nga krerët e shteteve dhe zyrtarë të vendeve të ndryshme dhe udhëheqës fetarë të botës u mbajt në Teheran të premten, më 3 korrik.

Arkivoli i udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik është planifikuar të dërgohet për një ceremoni funerali edhe në qytetin Kom të martën (nesër), më 7 korrik, dhe pastaj në qytetin e shenjtë të Mashhadit të enjten, më 9 korrik 2026, do të zhvillohet ceremonia e varrimit në Mauzoleun e Imam Rezait (a.s.).

Është planifikuar gjithashtu që arkivoli i udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik të mërkurën, më 8 korrik, të dërgohet për funeral edhe në qytetet Naxhaf dhe Qerbela të Irakut.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip