Personaliteti i njohur mediatik amerikan: Trumpi meriton një shuplakë të fortë në fytyrë
-
Tucker Carlson, personalitet i njohur mediatik amerikan
Pars Today – Një personalitet i njohur mediatik amerikan e cilësoi të pabesueshëm sulmin brutal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shkollës Shaxhere Tajjibe në Minab të Iranit dhe tha: “Donald Trump bombardoi një shkollë vajzash dhe më pas as nuk kërkoi falje; do të doja t'i jepja një shuplakë të fortë fytyrë.”
Sipas njoftimit të Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Radio Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, Tucker Carlson, personaliteti i njohur mediatik amerikan, në deklaratat e tij në kanalin e tij në YouTube, duke theksuar se ekipi i Trumpit dhe Pete Hegseth, ministri amerikan i Luftës, asnjëherë nuk kërkuan falje për sulmin brutal ndaj shkollës Shaxhere Tajjibe në Minab të Iranit dhe madje në fillim u përpoqën ta mohonin atë, deklaroi: “Do të doja t'i jepja Trumpit një shuplakë të fortë në fytyrë.”
Ky personalitet i njohur i mediave konservatore amerikane, duke iu referuar përmasave të këtij krimi brutal, shtoi: “Edhe pas kalimit të një periudhe të gjatë kohe, e kam të vështirë të besoj se sulmi ndaj shkollës së vajzave ishte i qëllimshëm.”
Rrjeti britanik Sky News kishte raportuar më herët, duke u mbështetur në mendimin e shtatë ekspertëve të pavarur dhe në shqyrtimin e imazheve satelitore, mbetjeve të municioneve dhe modelit të shkatërrimit, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin përgjegjëse për sulmin ndaj shkollës Shaxhere Tajjibe në Minab dhe për martirizimin e fëmijëve të kësaj shkolle.
Më 28 shkurt 2026, në orët e para të agresionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit, shkolla Shaxhere Tajjibe në Minab, në jug të Iranit, u godit nga një raketë e armikut sionisto-amerikan, duke regjistruar edhe një tjetër krim lufte të pajustifikueshëm dhe të qëllimshëm nga kriminelët e botës.
Në këtë tragjedi njerëzore ranë dëshmorë 168 fëmijë, vajza dhe djem nxënës, si edhe një numër mësuesish, punonjësish të shkollës dhe prindërish të nxënësve të Minabit.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)