Udhëheqësit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait nënshkruajnë "Deklaratën e Bishkek-ut"
-
Udhëheqësit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait
ParsToday - Krerët e shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait (SCO) nënshkruan Deklaratën e Bishkek-ut gjatë samitit në Kirgistan.
Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, pjesëmarrësit në takimin e Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait theksuan nevojën për të reformuar dhe përmirësuar sistemin global të qeverisjes dhe rregullimit, duke përfshirë zhvillimin e normave dhe rregullave që garantojnë pjesëmarrjen e barabartë të të gjitha vendeve në vendimmarrjen ndërkombëtare dhe përfitimin e tyre nga rezultatet e këtyre vendimeve.
Deklarata gjithashtu thotë se krerët e shteteve të organizatës mirëpresin bashkëpunimin me vendet e interesuara, organizatat ndërkombëtare dhe koalicionet e formacionet shumëpalëshe.
Teksti i deklaratës thekson: "Bashkëveprimi brenda kuadrit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghai Plus (SCO Plus) kontribuon në formimin e një partneriteti të gjerë dhe gjithëpërfshirës global".
Deklarata trajton gjithashtu çështje të rëndësishme në axhendën globale, duke përfshirë nevojën për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjive të inteligjencës artificiale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe reformën e sistemit global të qeverisjes ekonomike.
Përveç Deklaratës së Bishkek-ut me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait, pjesëmarrësit në samit nënshkruan edhe 27 dokumente të tjera.
Samiti i SCO-së në Bishkek përkoi me 25-vjetorin e themelimit të organizatës. Kirgizistani mbajti kryesinë e rradhës të SCO-së nën sloganin "25 Vjet SCO; Së Bashku Drejt Paqes, Zhvillimit dhe Prosperitetit të Qëndrueshëm".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip