Putin paralajmëron Angela Merkel: BE të mos ndërhyjë në Bjellorusi
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot botën të mos ndërhyjnë në punët e Bjellorusisë dhe i tha kancelares gjermane Angela Merkel se kërcënimet për sanksione janë të papranueshme.
Presidenti rus foli në telefon me kancelaren pas shprehjes kolektive të zemërimit në Perëndim për rezultatin e dyshueshëm të zgjedhjeve që shkaktoi protesta të gjera nga aktivistët e disidentët kundër liderit autoritar të vendit Alexander Lukashenko. Putin ka ofruar gjithashtu të sjellë forca në Bjellorusi për rivendosjen e rendit, duke bërë që dhe presidenti amerikan Donald Trump të paralajmërojë se ‘SHBA po ndjek nga afër zhvillimet’. Bjellorusia është tronditur nga disa ditë protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit ku Lukashenko mori mandatin e gjashtë presidencial duke deklaruar se mori 80 përqind të votave. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka ftuar kryetarët e shteteve dhe të qeverive për një samit ku do të diskutojnë të mërkurën se si mund të shtohet më shumë presioni ndaj Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. “Ju flisni për proces të pandershëm dhe kërkoni zgjedhje të reja. Përgjigja ime është se derisa të më vrisni, nuk do të ketë zgjedhje të reja”, deklaroi ky i fundit.