-
Në Hagë po dëgjohet dëshmitari i tretë në rastin e Salih Mustafës
Tetor 05, 2021 09:26Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. Aty po dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.
-
Goran Stanishiç dënohet me 20 vjet burgim për krime lufte
Tetor 05, 2021 10:21Goran Stanishiq është dënuar me 20 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
-
Kosovë - Serbi: Zhbllokohen tërësisht pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak
Tetor 05, 2021 05:23Gjatë fundjavës u zhbllokuan tërësisht rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, pika këto në veri që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Për 13 ditë këto dy rrugë u bllokuan me protestues, me automjete të rënda dhe të lehta, në shenjë proteste nga serbët lokal kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë lidhur me targat e automjeteve.
-
Basha: Kriza, pasojë e keqqeverisjes/ PD do nxisë dhe mbështesë reagimin popullor të qytetarëve
Tetor 05, 2021 05:23Lideri i opozitës Lulzim Basha vendosi të mos thërrasë një protestë kombëtare për rritjen e çmimit të energjisë dhe karburantit, por të nxisë dhe mbështesë reagimin popullor të qytetarëve.
-
Maqedonia e Veriut, 15 të vdekur nga COVID-19 dhe 185 raste të reja
Tetor 05, 2021 05:23Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 1876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup.
-
Kurti: Importi nga Serbia do të ulet edhe më tej përmes masave t`ardhshme
Tetor 04, 2021 10:19Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do t’i merr ekzekutivi.
-
Integrimi evropian, Zaev pret rezultat pas zgjedhjeve në Bullgari
Tetor 04, 2021 10:15Kryeministri Zoran Zaev beson se porositë pozitive që vinë nga Sofja mund të jenë një mundësi e mirë për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në vend dhe zgjedhjeve parlamentare në shtetin fqinj. Bullgaria, e cila prej muajsh drejtohet nga një qeveri teknike, do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 nëntor.
-
LVV mbron marrëveshjen: Maltretimit 10 vjeçar të qytetarëve po i vjen fundi
Tetor 04, 2021 10:12Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës e ka mbrojtur marrëveshjen e Qeverisë Kurti me Serbinë për targat e automjeteve në Bruksel. E njëjta, sipas partisë në pushtet e sjellë reciprocitetin me shtetin fqinj dhe i sjellw Kosovës disa përfitime. Ndërkohë, vlerësuan se sagës 10 vjeçare të maltretimit të qytetarëve gjatë kalimit në Serbi do t’i vjen fundi.
-
Ulet numri i viktimave nga Covid në vend/ 691 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit
Tetor 04, 2021 05:303 persona kanë humbur jetën pas infektimit me Covid 19, në vendin tonë, shifër më e ulët se ditët e kaluara.
-
Kriza e madhe energjetike po vjen! Kryeministri paralajmëron për pasoja të rënda: Qeveria do t’ju ndihmojë
Tetor 04, 2021 05:30Kryeministri Rama e ka pranuar për herë të parë se Shqipëria do përballet me një krizë energjetike.