-
Presidenti iranian: Irani dhe Kuba po i rezistojnë sistemit arrogant
Dhjetor 04, 2023 16:27Presidenti Ebrahim Raisi tha se Irani dhe Kuba kanë një qëndrim të përbashkët për nevojën e formimit të një koalicioni për të mbështetur popullin e shtypur palestinez në kontinente të ndryshme në bashkëpunim me vendet aleate.
-
Kreu i Ushtrisë iraniane: Ndjekja penale e SHBA-së dhe Izraelit “çmimi minimal” që duhet paguar për gjenocidin në Gaza
Dhjetor 04, 2023 16:24Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë iraniane ka lavdëruar rezistencën palestineze kundër agresionit brutal të Izraelit në Rripin e rrethuar të Gazës, duke thënë se ndjekja penale e atyre që janë përgjegjës për krimet kundër palestinezëve është çmimi minimal që duhet të paguajnë izraelitët dhe amerikanët.
-
Marina e Iranit zbulon dronin e ri, ROV së bashku me një destrojer
Dhjetor 04, 2023 08:42Marina iraniane ka zbuluar dronin e saj të ngritjes dhe uljes vertikale Chamrosh-4 (VTOL), si dhe një mjet operimi në distancë (ROV), të zhvilluar dhe prodhuar në vend.
-
Amir Abdullahian: Amerika duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat e sjelljes së saj hipokrite në mbështetje të Izraelit
Dhjetor 04, 2023 05:08Ministri i Jashtëm i Iranit në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij omani lidhur me krimet e Tel Avivit në Gaza dhe sjelljen e dyfishtë të Amerikës tha: Amerika duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat e sjelljes së saj hipokrite në mbështetje të Izraelit.
-
Amir Abdullahian bën thirrje për një koordinim më të madh midis Iranit dhe Irakut
Dhjetor 04, 2023 05:08Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian bëri thirrje për bashkëpunim dhe koordinim më të madh midis Teheranit dhe Bagdadit për të ndihmuar paqen dhe stabilitetin në rajon.
-
Gjeneral Bakeri: Irani dhe Iraku ndajnë qëndrime 'shumë të afërta' për Palestinën dhe luftën në Gaza
Dhjetor 03, 2023 16:53Komandanti ushtarak i rangut më të lartë të Iranit tha se Republika Islamike e Iranit dhe Iraku ndjekin një qëndrim shumë të afërt për çështjen palestineze, veçanërisht për agresionin e vazhdueshëm izraelit në Rripin e Gazës.
-
Ajetollah Khamenei: Stuhia Al-Aksa e Hamasit ktheu tryezën e politikave amerikane në rajon
Dhjetor 03, 2023 08:42Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei ka përshëndetur operacionin historik të Stuhisë Al-Aksa të Hamasit. Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei ka përshëndetur operacionin historik të Hamasit ‘Stuhia Al-Aksa’, duke e përshkruar atë si një triumf që sfidoi dhe prishi politikat amerikane në rajon.
-
Raisi: Regjimi sionist vazhdon të kryejë krime në Gaza me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara
Dhjetor 03, 2023 05:41Sejed Ibrahim Raisi, Presidenti i Republikës së Iranit, duke iu referuar rolit të Amerikës si ideatore e krimeve dhe mbështetësja kryesore e makinës luftarake të regjimit sionist kundër popullit të pambrojtur të Gazës, tha: Regjimi sionist vazhdon të kryejë krime dhe gjenocid në Gaza me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
-
Amir Abdollahian dhe Borrell theksuan domosdoshmërinë e ndalimit të menjëhershëm të luftës në Gaza
Dhjetor 03, 2023 05:40Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me kreun e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, theksoi nevojën për ndalimin e krimeve të regjimit sionist.
-
Destrojeri i sofistikuar iranian Dejlaman i bashkohet flotës detare në veri
Dhjetor 03, 2023 05:17Destrojeri Dejlaman, i prodhuar në vend, i është bashkuar flotës detare të Iranit në Detin Kaspik, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal.