Turqia sorollat aeroplanin e Ministrit të Jashtëm Grek për 20 minuta
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i100766-turqia_sorollat_aeroplanin_e_ministrit_të_jashtëm_grek_për_20_minuta
Pas tensioneve Greko-Turke, zyrtarët e Ankarasë bllokuan në ajër dje një aeroplan që mbante Ministrin e Jashtëm Grek gjatë kthimit nga Iraku për në Greqi për 20 minuta në kufirin irakiano-turk.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2020 16:44 Europe/Tirane
  • Turqia sorollat aeroplanin e Ministrit të Jashtëm Grek për 20 minuta

Pas tensioneve Greko-Turke, zyrtarët e Ankarasë bllokuan në ajër dje një aeroplan që mbante Ministrin e Jashtëm Grek gjatë kthimit nga Iraku për në Greqi për 20 minuta në kufirin irakiano-turk.

Pas përshkallëzimit të tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë për çështjen e Mesdheut Lindor, kanali televiziv ERT-1 i Greqisë njoftoi sot (e enjte) se zyrtarët e Ankarasë kishin sorollatur aeroplanin e Ministrit të Jashtëm Grek për 20 minuta dje në mbrëmje (e Mërkurë). Qiejt u pezulluan mbi kufirin Turko-Irakian në veri të Mosulit dhe ata nuk pranuan ta lejonin atë të kalonte zonën. Sipas raportit, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias po kthehej nga një udhëtim në Irak për në Athinë me aeroplanin e tij. Kur zyrtarët turq mësuan për një fluturim VIP në territorin e Turqisë lëshuan një leje transiti, por kur avioni i ministrit të jashtëm grek u afrua në kufirin turko-irakian, zyrtarët e Ankarasë papritur anuluan lejen dhe filluan bisedimet diplomatike, duke e detyruar aeroplanin të ulte lartësinë e tij dhe të fluturonte në lartësi të ulët  për të zgjidhur çështjen. Komentuesi i kanalit televiziv grek deklaroi se ky veprim i Turqisë tregon zemërimin e tyre për vizitën e ministrit të jashtëm grek në Irak.