Kryemyftiu i Kroacisë dënon ofendimet ndaj simboleve të shenjta
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i101178-kryemyftiu_i_kroacisë_dënon_ofendimet_ndaj_simboleve_të_shenjta
Kryemyftiu i Kroacisë dhe kryetari i Bashkësisë Islame të këtij vendi ka dënuar terrorizmin dhe ofendimin ndaj simboleve të shenjta dhe bindjeve të njerëzve dhe ka thënë se besimi, respekti dhe jeta është e drejtë e çdo njeriu.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 01, 2020 15:13 Europe/Tirane
  • Kryemyftiu i Kroacisë dënon ofendimet ndaj simboleve të shenjta

Kryemyftiu i Kroacisë dhe kryetari i Bashkësisë Islame të këtij vendi ka dënuar terrorizmin dhe ofendimin ndaj simboleve të shenjta dhe bindjeve të njerëzve dhe ka thënë se besimi, respekti dhe jeta është e drejtë e çdo njeriu.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Aziz Hanoviç me anë të një mesazhi me rastin e sesionit të 34-të të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islamik, duke dënuar ngjarjet e fundit në Francë, deklaroi: “Kur’ani i shenjtë vrasjen e një njeriu të pafajshëm e konsideron me vrasjen e të gjithë njerëzve dhe kjo do të thotë se terrorizmi nuk ka kurrfarë vendi në Islam”.

Kryemyftiu i Kroacisë duke vë në dukje përhapjen e dhunës dhe dëmtimin e bindjeve të tjera nën emrin e lirisë nuk është meritë e botës së civilizuar, ka thënë: “Askush nuk lejohet që fillimin e lirisë së vet ta konsiderojë fundin e lirisë së tjetrit dhe ofendimi gjithashtu nuk jep leje për kryerjen e veprimeve terroriste kundër njerëzve të pafajshëm”.

Hasanoviç duke shpreh keqardhje dhe duke dënuar ngjarjet e fundit terroriste në Francë, ka theksuar: “Terrorizmi nuk ka lidhje me asnjë fe dhe me asnjë popull. Ofendimi me karikatura ndaj simboleve të shenjta të myslimanëve është sulm ndaj vlerave të përbashkëta njerëzore dhe arsyetimi i këtij veprimi në emër të lirisë është tërësisht i papranueshëm”.