Në Serbi po hapen varret masive, BE-ja hesht
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i101582-në_serbi_po_hapen_varret_masive_be_ja_hesht
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive me shqiptarë të Kosovës, të vrarë gjatë luftës, të identifikuara në Serbi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2020 05:26 Europe/Tirane
  • Në Serbi po hapen varret masive, BE-ja hesht

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive me shqiptarë të Kosovës, të vrarë gjatë luftës, të identifikuara në Serbi.

Enver Hoxhaj, kryetari në detyrë i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, ku tha se Serbia i ka fshehur ato. Derisa sot po hapet një varr tjetër masiv në Serbi, Hoxhaj tha se disa javë më parë Ivica Dacic kërcënoi serbët që zbuluan këto varre. “Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. Ditën e hënë në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, janë gjetur mbetje mortore, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar se tashmë ekipi kosovar është kthyer nga Serbia, dhe se janë në pritje të një vendimi të gjykatës në Serbi.