Maas: Ballkani e sheh të ardhmen në BE
(last modified Sat, 26 Dec 2020 18:55:21 GMT )
Dhjetor 26, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Maas: Ballkani e sheh të ardhmen në BE

Gjashtë muajt e presidencës gjermane e gjetën në një kohë të trazuar Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, në bilancin e tij për DW, ndër të tjera, vlerëson vendet e Ballkanit për progresin e madh në vitet e fundit. Duke folur për ngecjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, por edhe të liberalizimit të vizave për Kosovën, Maas thotë se Gjermania, është e fundit që frenon në BE për këtë temë. “Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses”, tha ai duke vlerësuar më pas vendet e Ballkanit perëndimor për progresin e arritur vitet e fundit.” “Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë”, thotë Maas.

 

Tags