Shumica e shqiptarëve e shohin si të keqe gjendjen e ekonomisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i103140-shumica_e_shqiptarëve_e_shohin_si_të_keqe_gjendjen_e_ekonomisë
Në sytë e 62.7% të shqiptarëve vendi ka një ekonomi të keqe. Ky ishte zbulimi i një sondazhi të Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 22, 2021 04:29 Europe/Tirane
  • Shumica e shqiptarëve e shohin si të keqe gjendjen e ekonomisë

Në sytë e 62.7% të shqiptarëve vendi ka një ekonomi të keqe. Ky ishte zbulimi i një sondazhi të Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB.

38.8% e shohin ekonominë e vendit si disi të keqe, ndërsa 23.9% si shumë keq. Vetëm 13.2 për qind e të anketuarve mendojnë se ekonomia është disi mirë ose shumë mirë. Duke marrë shkas nga këto përgjigje, ndjenja kryesore që ngjall ekonomia e vendit tek shqiptarët është shqetësimi. Krenaria e gëzimi ishin ndjesitë me përqindjen më të vogël të atyre që u përgjigjën me 5.4 dhe 4.8 për qind. Ndërsa shqetësimi ndahet nga të gjitha grupmoshat, më të shqetësuarit shfaqen të rinjtë 25-35 vjeç, pasuar nga mosha 45-54 vjeç. Femrat janë më optimistet, ndërsa dozat e fundit të krenarisë dhe gëzimit raportohet t’i kenë mbetur moshës 65-75 vjeç. Rreth gjysma e shqiptarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, ndërsa 40.24% besojnë se po shkon në drejtimin e duhur. Sa i takon të dhënave për ekonominë familjare 24.7% janë shprehur se ajo është shumë mirë ose disi mirë, 36.2% as mirë, as keq ndërsa 39.1% se ekonomia familjare është disi/shumë keq. Nga krahasimi i të dhënave rezulton se teksa 13.2% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia e vendit është e mirë, kjo shifër është më e lartë, 24.7 % për ekonominë familjare. Për situatën ekonomike të vendit 62.7% shprehen se ajo është keq, ndërsa 39.1% mendojnë se e njëjta situatë shfaqet edhe për ekonominë familjare.