Bashkimi Evropian kritikon marrëveshjen e Kosovës me regjimin sionist
Bashkimi Evropian në reagim ndaj vendimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Bejtul-Mokades (Jerusalem), ka kërkuar nga Kosova që ta rishikojë vendimin e vet.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Komisioni i Evropës duke kritikuar këtë vendim të Kosovës, ka theksuar qëndrimin e palëkundur të Bashkimit Evropian se në bazë të rezolutës 478 të Këshillit të Sigurimit, vendet anëtare të BE duhet të heqin ambasadat e tyre nga qyteti i pushtuar Bejtul-Mokades.
Në kuadër të marrëveshjes së mëparshme që është nënshkruar me iniciativën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, regjimi sionist dhe Kosova kanë vendosur edhe zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Në bazë të kësaj marrëveshje, Prishtina do ta hapë ambasadën në Bejtul-Mokades.