12 të vdekur dhe gati 700 raste të reja me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i105450-12_të_vdekur_dhe_gati_700_raste_të_reja_me_covid_19
Nga rreth 3400 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 698 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërkohë 12 pacientë të moshave 53-79 vjeç kanë humbur jetën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2021 05:13 Europe/Tirane
  • 12 të vdekur dhe gati 700 raste të reja me COVID-19

Nga rreth 3400 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 698 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërkohë 12 pacientë të moshave 53-79 vjeç kanë humbur jetën.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Në total që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron mbi 116 mijë raste pozitive me coronavirus ndërsa 2030 persona kanë humbur jetën. Ditët e fundit ka pasur një rënie të infektimeve që është shoqëruar gjithashtu me rënien e numrit të rasteve aktive nën 35 mijë persona. Tirana mbetet qarku më problematik pasi ka mbi 23 mijë persona të infektuar me COVID-19. Më pas vjen Fieri me rreth 2500 persona të prekur.