Kosova hap ambasadën e saj në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i105492-kosova_hap_ambasadën_e_saj_në_kods
Kosova ka vendosur flamurin shtetëror dhe ambasadën e saj në qytetin e Kodsit, edhe pse BE-ja ka paralajmëruar se një gjë e tillë nuk është në frymën e politikës evropiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2021 06:21 Europe/Tirane
  • Kosova hap ambasadën e saj në Kods

Kosova ka vendosur flamurin shtetëror dhe ambasadën e saj në qytetin e Kodsit, edhe pse BE-ja ka paralajmëruar se një gjë e tillë nuk është në frymën e politikës evropiane.

Kosova ka hapur formalisht Ambasadën në Kods, pavarësisht kritikave. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se me vendosjen e raporteve diplomatike më 1 shkurt, vendi ka tani flamurin dhe selinë e vet në Izrael. Pllaka e ambasadës u zbulua muajin e kaluar nga krye diplomati sionist, Gabriel Ashkenazi. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Kdos do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës,” njoftoi Ministria e Jashtme kosovare. Hapja e selisë diplomatike në Jerusalem ishte një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi më ndërmjetësinë e Uashingtonit. Bashkimi Europian, Lidhja e Vendeve Arabe dhe Turqia janë disa nga aktorët ndërkombëtarë që e kanë qortuar Prishtinën për zgjedhjen e Jerusalemit, pasi statusi i qytetit është çështje debati mes izraelitëve dhe palestinezëve. Pas konsultave me ambasadorin turk në vend, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha këtë muaj se qeveria e tij mund ta rishikojë vendimin.